Hetim udhetimeve jashte vendit te 150 gjyqtareve

TIRAN- Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ka kercenuar dje gjyqtaret se do te nise nje hetim te hollesishem per udhetimet e tyre jashte shtetit si dhe per menyren se si jepen masat e sigurise arrest shtepie. Per kete pike Spahiu ka hedhur fajin edhe tek policia e cila nuk merr asnje mase kur dhjetera persona me arrest shtepie bredhin te lire neper rruge. Spahiu ka deklaruar se keto dy ceshtje do ti ngreje ne mbledhjen e ardhshme te KLD-se se bashku me problemin e mungeses se ambienteve per sistemin gjyqesor.
Kritikat
Kam vendosur ti drejtohem Keshillit ne seancen e pare plenare per te perfshire ne rendin e dites diskutimin e dy ceshtjeve shume prioritare dhe qe shqetesojne mbare opinionin. Do te kerkoj verifikimin e zbatimit te arresteve shtepiake si masa sigurimi pasi ato kane humbur funksionin dhe zbatueshmerine procedurale pasi nuk trajtohen me si kufizim lirie por ne menyre te paprecedente si dhenie liri duke deformuar qellimin e ligjit- tha Spahiu.
Ai shpjegoi se nga verifikimet e kryera rezulton se masa e sigurise nuk mbikeqyren dhe personat e arrestuar shihen te shetisin te lire dhe te qete ne rruget e qyteteve. Kjo ka deformuar kuptimin e ketij instituti dhe e ka kthyer ate ne nje burim paligjshmerie dhe perfitimi thjesht dhe vetem ne nje menyre per tu llogaritur periudha kohore ne vuajtjen e denimit- tha Spahiu duke i vene fajin gjyqtareve.
Nje tjeter akuze e ashper i nenkryetarit te KLD-se i eshte drejtuar gjyqtareve ne lidhje me udhetimet e tyre te shpeshta jashte vendit. Duhet te diskutojme nje informacion per hyrje-dalje jashte shtetit ne kundershtim me rregullat te rreth 150 gjyqtareve. Ky raport do te trajtohet ne dy plane se pari nepermjet bashkepunimit me ILDPK per te verifikuar shpenzimet qe ata kryejne dhe se dyti nepermjet perfshirjes se Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise per te trajtuar mundesine per te iniciuar nje procedim disiplinor per ato raste te cilat cenojne etiken dhe disiplinen ne detyre - tha Spahiu.
Kerkesat
Pervec ketyre akuzave te renda nekryetari i KLD-se vuri theksin edhe tek mungesat qe ka sot sistemi gjyqesor. Sipas tij seanca gjyqesore zhvillohen jashte standardeve etike pa solemnitet ku qytetaret e thjeshte nuk arrijne te bejne dallimin nese ndodhet ne nje zyre cfaredo te administrates shteterore apo nese jane ne nje procedure gjyqesore perpara nje gjykate me te drejta te barabarta te garantuara nga ligji.
Sipas tij gjykatat kritikohen per performancen profesionale por ne to nuk eshte bere asnje investim. Shembull i qarte dhe konkret eshte Gjykata Civile e Rrethit Gjyqesor Tirane e cila megjithese zgjidh pjesen me te rendesishme te ceshtjeve gjykon ne kushte aspak procedurale ne nje godine zgjatim i nje ndermarrjeje shteterore ne nje sfide te vertete per kuptimin e fjales gjyq. Thjesht sistemi gjyqesor nuk mund te funksionoj me standarde evropiane dhe me infrastrukture afrikane- tha Spahiu duke shtuar se Tirana eshte i vetmi kryeqyteti i Evropes qe nuk ka nje godine gjykate.
Sipas tij nje gjykim duhet te behet ne salla gjyqi dhe nje vendim gjyqesor duhet te shkruhet ne leter dhe keto nevoja nuk duhet ti garantohen gjyqtarit por qytetareve te cilet i jane drejtuar gjykates.