Te konfiskohen pronat e kuneterve te Majlinda Bregut

TIRAN - Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet ne baze te ligjit Antimafia i kerkon togave te zeza te kalojne ne pronesi shtetit asetet dhe pasurite e djalit te mafiozit Albino Prudentino Angelos dhe ortakeve te tij ne Shqiperi.
Mes tyre ndodhen edhe dy kuneterit e ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve kerkesa per konfiskimin e ketyre pasurive eshte firmosur nga prokurori Adnan Xholi dhe eshte depozituar ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda.
Sipas kerkeses qe Shekulli ka siguruar nje kopje institucioni i akuzes kerkon nga Gjykata konfiskimin e aktiviteteve te biznesit te shtetasve Angelo Prudentino Ervis Gjecaj si dhe personat e lidhur me to Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku.
Keta persona tashme ndodhen nen hetim per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale e njohur ndryshe si Pastrim te parave me aktivitetet e biznesit te ngritura ne Vlore e Tirane. Personat nen hetim rezultojne se kane ne aktivitetet ne Shqiperi si dhe jane aksionere ne shoqerite anonime Casino Italia Bet Plus dhe Betting System Albania.
Keto pasuri nga hetimi disa mujor ka rezultuar se jane krijuar dhe ngritur pas vitit 2007 kohe ne te cilen eshte provuar fillimi i aktivitetit kriminal te te hetuarit Albino Prodentino Angelo Prudentino Ervis Gjecaj etj. Ndaj dhe jemi te mendimit se pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te drejtat dhe aktivitetet e tyre duhet qe ti nenshtrohen procedures se konfiskimit pasi eshte permbushur afati gjashtemujor i sekuestrimit te tyre. Kohe kjo e mjaftueshme per te hetuarit dhe familjaret e tyre qe te provonin se keto pasuri jane krijuar dhe ngritur nga aktiviteti i ligjshem.
Gjate kesaj kohe edhe te hetuarit edhe familjaret nuk justifikuan blerjen e ketyre pasurive por keto pasuri jane krijuar si rezultat i aktivitetit te paligjshem ne fushen e pastrimit te produkteve te vepres penale - thuhet ne kerkesen per konfiskim.
Hetimi ndaj Angelo Prudentino Ervis Gjecaj kunatit te ministres Bregu si dhe personat e lidhur me to Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku kunati i ministres Bregu kane nisur pas arrestimit ne Vlore te shtetasit Albino Prodentino me 29 shtator 2010.
Arrestimi i tij erdhi mbi baze te urdhrit nderkombetar te leshuar nga Prokuroria e Leces Itali per shtetasin italian Albino Prudentino i cili eshte person i dyshuar nga autoritetet gjyqesore italiane per kryerjen e veprave penale te Pjesemarrjes ne organizate kriminale e tipit mafioz Trafikimit te lendeve narkotike dhe Grabitje ne rrethana renduese te kryera ne kuader te organizates Sacra Corona Unita.
Bazuar ne kete urdher arresti ishte Gjykata e Vlores e cila vendosi edhe lejimin e ekstradimit drejt Italise te shtetasit Albino Prudentino per tu ballafaquar me akuzat qe rendojne mbi ate.
Kompanite qe do te konfiskohen
Shoqeria anonime BET PLUS me kapital fillestar prej 20.000.000 leke dhe objekt Organizimin e lojerave te fatit sportive-baste Sportive.
Angelo Prudetino eshte aksioner i kesaj shoqerie i cili zoteron numrin e Aksioneve 90000 Perqindjen ne kapital 4500 dhe Kontributi ne para 900.00000.
Shtetasi Ventigjar Kaci si person i lidhur me Andelo Prudetinon zoteron numrin e aksioneve 100 perqindja ne kapital 5 kontributi ne para 100.000.
Shtetasi Francesco Fornelli si person i lidhur me Andelo Prudetinon zoteron numrin e aksioneve 900 perqindja ne kapital 45 kontributi ne para 900.000.
Shtetasi Giuseppe Palmasi person i lidhur me Angelo Prudetinon zoteron numrin e aksioneve 100 perqindja ne kapital 5 kontributi ne para 100.000.
CASINO ITALIA me kapital fillestar 10.000.000 leke dhe objekt Administrimi i agjencive per mbledhjen dhe transmetimin e te dhenave me ndihmen e sistemeve informatike dhe te telekomunikacionit te lidhura ngushte me prenotimet dhe kontabilizimin te lojerave me ngjarje sportive dhe josportive subjekte te monopolit te shtetit shqiptar apo te institucioneve te tjera publike shqiptare te autorizuara per tu regjistruar ne Shqiperi ne baze te ligjeve ne fuqi dhe te atyre qe do te dalin ne te ardhmen ne kete fushe.
Administrimin e agjencive per baste te cdo lloji e tipi. Administrimin e lotarive te castit me cmime dhe lotari fati te mundshme te cdo lloji e tipi. Regjistrim i ngjarjeve sportive ne baze te dispozitave qe rregullojne marrjen e licencave dhe autorizimeve ne kete fushe. Hapjen e sallave sportive ne forme live-administrimi i sallave per lojera kazino elektronike apo live me ndihmen e operatorit etj. - sipas se ciles rezulton se i hetuari Angelo Prudetino zoteron 50 kontribute dhe 50 per qind te pjesemarrjes.
Si u dyfishua vlera e kompanise se basteve
BETING SYSTEM ALBANIA ka kapital fillestar 20.000.000 leke dhe objekt Sherbime ne software nepermjet internetit per parashikimin e zhvillimit te lojerave te fatit te kazinove basteve garave te ndryshme te te gjitha llojeve. Prodhim i materialeve lendeve te para dhe prodhim i makinave elektronike te lojerave te fatit.
Zhvillim i lojerave te fatit lojerat aritmetike lotot keno bingo proto xhoker baste lotari lojera elektronike lojera fati sportive te cilat jane konkurs per parashikimet sportive te te gjitha lojerave sportive si ato qe luhen me kembe me dore ne uje per gjetjen e rezultateve te ndeshjeve te futbollit ose lojerave te tjera sportive te te gjitha llojeve kazino.
I hetuari Ervis Gjecaj ka numrin e Aksioneve 5000 Perqindjen ne kapital 5000 dhe Kontributi ne para 1.000.00000.
Shtetasi Giuseppe Palma si person i lidhur me Andelo Prudetinon zoteron numrin e aksioneve 3000 Perqindja ne kapital 3000 Kontributi ne para 600.000.00.
Shtetasi Gani Bakusi person i lidhur me Andelo Prudetinon zoteron numrin e aksioneve 2000 Perqindja ne kapital 2000 Kontributi ne para 400.000.00.
Sipas Historikut te regjistrimit rezulton se nga data e regjistrimit 01/03/2010 kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket individ. Me konkretisht Me date 01/10/2010 kane ndryshuar te dhenat per Ervis Gjecaj numri i aksioneve ishte 20.00 u be 50.00 perqindja ne kapital ishte 20.00 u be 50.00 Kontributi ne para ishte 40.000.00 u be 1.00.000.00
shte larguar ortaku Angelo Prudentino
shte shtuar ortaku Giuseppe Palma Numri i aksioneve 3000 Perqindja ne kapital 3000 Kontributi ne para 600.000.00
shte shtuar ortaku Gani Baku Numri i aksioneve 2000 Perqindja ne kapital 2000 Kontributi ne para 400.000.00.
Me date 05/10/2010 kane ndodhur ndryshimet e meposhtme
Vlera e kapitalit ishte 2.000.000.00 u be 20.000.000.00.
Vlera e aksionit ishte 2.000.000.00 u be 20.000.000.00.
Ne te njejten date 05/10/2010 kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket individ. Me konkretisht
Kane ndryshuar te dhenat per Giuseppe Palma Kontributi ne para ishte 600.000.00 u be 6.000.000.00
Kane ndryshuar te dhenat per Gani Baku Kontributi ne para ishte 400.000.00 u be 4.000.000.00
Kane ndryshuar te dhenat per Ervis Gjecaj Kontributi ne para ishte 1.000.000.00 u be 10.000.000.00