Do trafikonin hashash ne Greqi kater ne pranga

TIRANE- Shitesit e droges ne shkollat e kryeqytetit kapen me 40 kile marijuane te paketuar dhe te presuar per ta trafikuar drejt Greqise. Policia arrestoi dje kater persona te dyshuar per ngjarjen mes te cileve dy vellezer nje prej te cileve i hetuar ne Greqi per droge si dhe dy persona te tjere nga Tirana.
Arrestimet u kryen gjate operacionit Tre Urat per shkak se dyshohej se droga do te trafikohej nga pika e kalimit kufitar te Tre Urave ne Permet. Te arrestuarit jane Agron Garuja 36 vjec Artur Samuel Garuja 33 vjec Qazim Daci 67 vjec dhe Gezim Jonuzaj 53 vjec.
Ata u kapen ne segmentin rrugor Korce- Erseke ndersa me vete kishin nje sasi prej 40 kile hashash e paketuar dhe e presuar fshehur ne automjetin me targa greke BOH 5972 me te cilin udhetonin dy burrat e moshuar Qazim Daci dhe Gezim Jonuzaj. Dy vellezerit Garuja udhetonin me mjetin Audi me targa te Tiranes TR 6015 I. Personat nisen te ndiqeshin nga policia qe ne qytetin e Pogradecit ndersa nje grup agjentesh i ndiqte personat per levizjet e tyre qe nga Tirana.
Personat mesohet se e kane blere mallin ne nje fshat ne afersi te Pogradecit dhe me pas jane nisur drejt Korces. Me pas eshte vene re se ata po e nisnin drejt Permetit ku mendohet se do e kalonin per ne Greqi nepermjet dy personave te moshuar ndersa dy vellezerit iu udhehiqnin rrugen.
Hetimi ndaj personave te mesiperm nisi se paku tre muaj me pare pas arrestimit te nje personi qe shiste hashash ne gjimnazet e Tiranes. Hetimi zbuloi se ai furnizohej nga Qazim Daci me banim ne Ibe. Vezhgimet e policise zbuluan se furnizonte disa persona me kete lloj lende narkotike ne kryeqytet qe me pas e shisnin ne shkolla.
Pergjimi i telefonave te tij zbuloi lidhjet me vellezerit Agron e Artur Garuja si dhe me Gezim Jonuzajn. Pas ndalimit te tyre policia gjeti ne banesen e Jonuzajt edhe nje sasi prej dy kilograme marijuane e presuar dhe e ndare ne pako si dhe nje peshore elektronike e cila sherbente per ndarjen dhe paketimin e lendes narkotike.
Te arrestuar
Agron Garuja 36 vjec nga Kavaje i denuar me pare per vjedhje me dhune
Artur Samuel Garuja 33 vjec nga Kavaja banues ne Tirane i hetuar per droge ne Greqi
Qazim Daci 67 vjec nga Tirana
Gezim Jonuzaj 53 vjec banues ne Tirane i hetuar per te njejtin krim ne Greqi
Prova materiale te sekuestruara
40 kg e lende e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
Shtate telefona celulare
Nje automjet tip Audi 80 me targa TR 6015 I.
Nje automjet tip Hundai me targa Greke BOH 5972
Nje sasi prej 20 000 leke te rinj
Nje peshore elektronike.