E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me thyerje një lokal


RRËSHEN - Një lokal që ndodhet thuajse në mes të qytetit, në kryqëzimin qendror tek Posta është bërë pre e grabitësve, të cilët kanë thyer xhamin anësor, nga ku dhe është hyrë brenda. Mendohet të ketë qenë një grup grabitësish, të cilët e kanë kontrolluar mirë në disa pika vendin, duke gjuajtur një moment pa qarkullim njerëzish. Sipas dëshmisë së punonjëses së këtij lokali, grabitësit kanë rrëmbyer gjithë xhiron e dy ditëve, një shumë që i kalon 50 mijë lekë të reja dhe katër aparate telefonike, por nuk kanë arritur të gjejnë një shumë të madhe skedash rimbushëse telefonike, por as kanë mundur të nxjerrin prej andej kompjutera, mjete skanimi apo fakse dhe printera. Policia shkoi në vendgjarje në orët e para të mëngjesit sapo është lajmëruar duke dërguar për këqyrje e marrje gjurmësh ekspertët më të mirë të hetimit nga drejtoria e qarkut, kjo edhe për shkak të një dyshimi të mundshëm që thyerja e lokalit mund të ketë lidhje dhe me presionin ndaj bashkëshortit të punonjëses, i cili punon në media.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›