Familjarët e viktimave të Gërdecit "mbërrijnë" në Strasburg
Familjarat e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit iu drejtohen Gjykatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të mos legjitimimit të tyre si palë në procesin penal dhe për ndarjen e çështjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nga 28 të pandehurit e tjerë. Ka qenë vetë nëna e 6- vjeçarit që gjeti vdekjen nga ky shpërthim, shtetasja Zamir Durdaj, e cila me anë të një shkresë drejtuar Strasburgut kërkojnë të paraqesin ankimin kundër Shqipërisë, konkretisht kundër vendimit të me nr. 66, të datë 15 korrik 2009 të Gjykatës Kushtetuese. "Vendim ky me të cilin u vendos mos kalimi në seancë i çështjes së ngritur nga ne, kundër vendimit nr. 6, datë 22 maj 2009 të Gjykatës së Lartë, me të cilin pa na verifikuar si palë në proces na kanë veçuar, duke na hequr të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
(Neni 6, i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut)"-thuhet në letrën dërguar Strasburgut. "Meqenëse vendimet e sipërcituara përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të neneve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe pasi i kemi shteruar mjetet e brendshme ligjore, kërkojmë që të paraqesim aplikimin para Gjykatës tuaj, brenda afatit gjashtë mujor dhe për këtë arsye kërkojmë, që të pajisemi me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen tonë"-thuhet në letër që mban datën 9 nëntor 2009.