E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihet në burg vrasësi i 46-vjeçarit


SHKODËR - "Arrest me burg" ka qenë masa e sigurisë që ka caktuar gjykata e shkallës së parë për 21-vjeçarin Nelson Sokoli, i cili akuzohet për vrasjen e Bashkim Bajrit. Akuzat e ngritura ndaj tij janë "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar të enjten, prokurori i çështjes Granit Shahu, ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarit ka qenë i ligjshëm dhe i ka kërkuar gjykatëses Marina Rraboshta që masa e sigurisë të jetë arrest me burg. Avokati mbrojtës Sami Ujkashi e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe ka kërkuar që masa e sigurisë të jetë arrest në shtëpi, pasi klienti i tij në momentin që ka qëlluar drejt Bashkim Bajrit ka qenë në marrëdhënie pune, ndërsa në argumentet e saj mbrojtja ka përmendur edhe vetëdorëzimin e 21-vjeçarit së bashku me armën e krimit. Gjyqtarja Rraboshta në vendimin përfundimtar ka caktuar arrest me burg.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›