KQZ shpërndan mandatet për qarkun e Durrësit
DURRES- Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi sot vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e deputetëve fitues për qarkun e Durrësit.
Vendimi i miratuar sot nga KQZ përcakton ndarjen e 13 mandateve për Durrësin, 7 mandate për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike, 5 mandate për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste dhe 1 mandat për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", të udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kandidatët fitues nga lista shumemërore e PD-së për qarkun Durrës janë Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduard Halimi dhe Igli Cara. Ndërsa kandidatë fitues nga lista e PS-së për këtë qark janë: Blendi Klosi, Rudina Seseri, Hazir Gashi, Gazmir Bizhga dhe Klodiana Spahiu. Kandidati fitues i koalicionit "Aleanca Socialiste për Integrim" u shpall Lefter Koka.
Durrësi është qarku i nëntë nga 12 të tillë, ku KQZ ka përfunduar procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Lezhës dhe Beratit. Me 13 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 81 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor, nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar. (e.n/News24/BalkanWeb)