Policia rrugore, merr masa për sezonin veror
Për muajin korrik të këtij viti komisariati i policisë rrugore në Tiranë u ka hequr patentën 97 drejtuesve të makinave. Arsyet sipas shefit të qarkullimit rrugor në kryeqytet Artan Osmani janë nga shpejtësia e deri të konsumimi i tepërt i alkoolit nga shoferët. Gjithashtu në mikrofonin e "Ora News" kreu i rrugorëve ka treguar edhe për aksidentet të cilat pësojnë ulje dhe ngritje në muaj të ndryshëm. Por nuk anashkalohet as masat që janë marrë për sezonin veror nga policia rrugore për qarkun e Tiranës.
Kështu për këtë verë policia rrugore do të jetë në gatishmëri të plotë duke garantuar rrugë jo të ngarkuara me trafik si dhe pakësim të aksidenteve.
Kështu për këtë verë policia rrugore do të jetë në gatishmëri të plotë duke garantuar rrugë jo të ngarkuara me trafik si dhe pakësim të aksidenteve.