E Shtunë, 31 Tetor 2026

Predhat e Bosnjës

  "Spiuni" ishte tetë vite më parë në Bosnje-Hercegovinë, me rastin e zgjedhjeve parlamentare. Lufta kishte mbaruar me kohë. Për pesë vjet, serbët, kroatët e malazezët, secili për hesap të tyre vranë myslimanë dhe këta të fundit edhe u hakmorën. Pra ishte luftë, me tanke, avionë, kampe përqendrimi, snajperë që vrisnin. "Spiuni" ndenji tri net në Brzovica, lagjen që shikon mbi Sarajevë dhe prej andej snajperistët serbë vrisnin qytetarët e pafajshëm. Bosnja është një varrezë gjigante dhe 300 mijë të vrarët prehen kudo, anash rrugëve, në lulishte, poshtë urave, në korije, ngastra të pamat. Por asnjëri prej tyre nuk është vrarë nga qeveria, asnjëri nuk ka qenë viktimë e shpërthimit të magazinave, ku bëhej demontimi i predhave luftarake. Sepse edhe serbëve, që bënin gjenocidin më të pashembullt në historinë e Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore, nuk u kishte shkuar ndërmend të depozitonin predhat për të shfarosur Srebrenicën, kroatët Mostarin (pjesën myslimane) etj., ashtu siç bëri qeveria shqiptare në Gërdec të Vorës, e cila nuk donte që këtë punë ta bënin ushtarakët e specializuar shqiptarë që shkojnë të demontojnë predhat e mbetura nga koha e serbëve në kohën e luftës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›