E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policit ne grabitje, arrestohet nje shqiptar

ATHINE - Nje 26-vjecar shqiptar eshte arrestuar ne qender te Athines, ne lagjen Kolonos pasi dyshohet se ka qelluar per vdekje nje polic, gjate grabitjes se bankes me 5 mars. Media greke ka bere te ditur gjate dites se djeshme se oficeri Michalis Spanoudakis, 36 vjec, mbeti i vrare teksa po tentonte te ndalonte nje grabitje ne nje banke. Sipas policise autori, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte hyre ilegalisht ne Greqi ne fillim te vitit dhe ishte pjese e nje bande prej 12 grabitesish. Sipas policise banda grabiste banka dhe zyra postare ne Athine dhe Pire. Ne gjurme te autorit rane duke u mbeshtetur ne detajet e pershkrimit qe kishin dhene deshmitaret. Keta te fundit kane thene se oficeri ishte ne detyre dhe i kishte bere thirrje njerit nga hajduteve, duke i thene se ishte polic. Por grabitesi e kishte qelluar drejt e ne kraharor kater here. Polici 36-vjecar, kishte vdekur kur kishin mberritur ambulancat. Sipas policise, oficeri nuk e kishte perdorur armen qe kishte me vete pasi priste qe hajduti te dorezohej dhe te mos qellonte. Por ne fakt ai u qellua per vdekje. "Ai nuk e kishte nxjerre armen e tij, ndoshta per shkak se mendonte qe hajduti te dorezohej", tha nje zyrtar i Policise se Athines. Policia nuk ka bere te ditur identitetin e shqiptarit te arrestuar pasi, jane duke bere hetime me qellim shkaterrimin e te gjithe bandes se grabitesve. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›