Grabiti me kallashnikov euro-loton, ndalohet
Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes është vjedhur me armë zjarri dyqani “Euro-Loto” në qendër të Fushë-Krujës, e cila figuron në pronësi të 23-vjeçarit Armando Karaj, banues në këtë qytet. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori e ka kryer vjedhjen me një armë tip kallashnikov, përmes të cilës ka qëlluar disa herë duke shkaktuar dëme materiale të kësaj pike, sikundër ka arritur të grabisë edhe shumën prej 400.000 lekësh të rinj. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Benz 270” me targa të Kosovës. Shërbimet e policisë kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorin e saj.
13 Shtator 2009