E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kam nevoj`ë për hapësirat e mia

 

Ju shkruaj sepse nuk di si t’i kuptoj disa emocione të miat. Kam  kaluar një vit shumë të vështirë, ku i dashuri im ka vuajtur nga  depresioni dhe gjatë kësaj periudhe, pa dëshirën time, ka frekuentuar shumë babain dhe vëllain tim të vogël (prindërit e mi janë të divorcuar). Personalisht e kam përjetuar shumë keq këtë situatë, veçanërisht duke qenë se gjithmonë jam ndier disi inferiore ndaj vëllait tim, i cili ka qenë gjithmonë i preferuari i familjes. Tashmë që ai është shëruar, ndjej nevojën të kem hapësirën time. Më shqetëson fakti që kudo, në shoqëri, ai gjithmonë përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes dhe më duket sikur jetoj nën hijen e tij, duke qenë e padukshme për të tjerët. Më duket vetja sikur jam në garë me të. A  mund të më jepni ndonjë këshillë?                                                     S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›