Tahiri: Zjarret dhe krimet përgjegjësi e qeverisë
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, u shpreh se kryeministri Berisha nuk ka folur për asnjë moment për hektarët e pyjeve që digjen.
"E falënderojmë ministrin që na bën thirrje solidariteti, por i kujtojmë se deri më sot kryeministri i vendit nuk ka thënë ende një fjalë për hektarët e pyjeve që sot digjen dhe pasuritë që shkrumbohen, siç nuk ka thënë një fjalë për 158 qytetarët që kanë humbur jetën rrugëve të Shqipërisë apo për 222 qytetarët e tjerë që janë plagosur dhe gjymtuar përjetësisht, ashtu dhe si nuk ka folur për krimin dhe kriminelët në Shqipëri", u shpreh në një deklaratë për mediat, deputeti Tahiri.
Sipas tij, shqiptarët kanë sy të shohin pasurinë që digjet dhe veshë të dëgjojnë për krimin që sot ka nënshtruar qytetarët dhe shoqërinë, siç kanë mend të kuptojnë se fajin për këtë nuk e ka opozita, por qeveria e Sali Berishës që ka 8 vjet që është në pushtet. "Ne i premtojmë qeverisë se, opozita do të luftojë krimin kur të vijë në pushtet dhe deri atëherë ne do të luftojmë dhe mundim këtë qeveri të kapur nga krimi", u shpreh Tahiri. /Start/
2012-09-03 15:57