Grabitja e Bankes/ Pese shqiptare lufte me policine greke

Autoret e maskuar dhe me arme kane grabitur fillimisht 2 mije euro ne nje filial te Postes Qendrore ne Athine. Me pas kane grabitur plot 20 mije euro ne Banken Bujqesore Greke
Te armatosur deri ne dhembe me kallashnikove e pistolete pese emigrante shqiptare jane bere protagoniste te plote te dy supergrabitjeve ne qendren e kryeqytetit helen Athine. Ngjarja tronditese eshte pasqyruar ne mbare mediat vendase gjate dites se djeshme sipas te cilave fillimisht rreth ores 0955 banda e pese shqiptareve te armatosur ka sulmuar fillimisht mengjesin e djeshem nje nga filialet e Postes Qendrore Greke ne Molo te Fthiotidhes ne Greqi. Sipas te dhenave autoret kane qene te maskuar dhe pasi kane kercenuar me arme punonjesit e filialit te postes kane rrembyer prej andej me dhune 2 mije euro. Me pas odiseja e grabitjes se radhes ka qene Banka Bujqesore ne qender te kryeqytetit. Ketu te pestet kane pritur momentin e transferimit te nje sasie te madhe te hollash nga makina shoqeruese per ne ambientet e brendshme te bankes per te nderhyre dhunshem dhe serish nen kercenimin e kallashnikoveve kane arritur te marrin plot 20 mije euro duke u larguar me pas me shpejtesi me nje makine te vjedhur.
Per kete mediat greke citojne se ne momentin qe pese shqiptaret po afroheshin tek banka rane ne sy te qytetareve te cilet u tmerruan kur pane pese persona te armatosur dhe me maska ne qender te qytetit. Sipas deshmise se ketyre te fundit ne momentin qe po transferoheshin parate jashte bankes me kercenimin e armes autoret e armatosur munden te marrin 20.000 euro dhe te largohen menjehere me nje automjet te parkuar pikerisht aty afer. Sipas te dhenave pas nje verifikimi rrufe te policise u konstatua se makina ishte e vjedhur dhe nje numer i madh automjetesh policore dhe te Nderhyres se Shpejte i jane vene pas. Me gjithe kete policia greke ka bere me dije per median vendase se autoret kane mundur sakaq te nderrojne gjate rruges autoveture derisa afrimi i policise ka bere qe njeri nga autoret te hape xhamin dhe te qelloje ndaj saj. Pikerisht ne kilometrin e 87-te te rruges nacionale ka pasur shkembime zjarri mes dy paleve.
Per pasoje njeri nga shqiptaret ka mbetur i vdekur ndersa nje tjeter ka mbetur i plagosur rende. Tre te tjeret u jane dorezuar forcave greke te policise te cilet kane sekuestruar arsenalin e armeve si dhe shumen e parave te vjedhura. Per kete policia tha se ne makinen e autoreve u gjeten dy kallashnikovenje pistolete dhe parate e grabitura. Hetimet e para te policise greke referuar ketu mediave vendase rezultojne se njeri nga pjesetaret e bandes se armatosur te grabitesve shqiptare ka qene i kerkuar nga Interpoli. Megjithate per shkak te hetimeve qe ende vazhdojne per identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te grupit policia helene nuk ka bere te ditur asnje prej identiteteve te pese shqiptareve te arrestuar. Nga te dhenat e tyre mesohet gjithashtu se i plagosuri ndodhet aktualisht ne spital nen masa te rrepta sigurie ku po merr trajtimin e nevojshem te mjekeve. Sipas policise greke keta persona akuzohen per grabitje me arme dhe dyshohen edhe per nje sere grabitjesh te tjera te kesaj natyre ne Athine.