Policia te rinjte humben rrugen nga trashesia e bores
Dy te rinjte qe humben rrugen mbremjen e se enjtes ne Vithkuq te Korces jane shendoshe e mire pas mjekimit ne spital nderkohe qe policia ka deklaruar dje se 21-vjecari Neritan Hasani lindur ne fshatin Qyteze te Ersekes dhe banor ne Tirane si dhe 18-vjecari Stefan Dono lindur ne fshatin Katundi i Ri i Ersekes dhe banues ne Korce kane humbur kontaktet me te afermit e tyre per shkak te trashesise se madhe te debores ne zone gje qe veshtiresoi me pas rrugetimin e tyre. Per ngjarjes ne fjale policia beri me dije se rreth ores 2100 te mbremjes se te enjtes forca te shumta te tyre kane shkuar ne vendngjarje pas lajmerimit te te afermve te dy te rinjve. Sipas deklarimeve te te afermve te dy te rinjve te cilet ishin shoke u mesua se ata ishin nisur dje rreth ores 1300 nga fshati i Vithkuqit per nje vizite tek te afermit e tyre ne fshatin Qyteze rruge e cila do te pershkohej ne kembe nga ata. Pas njefare kohe te rinjte kane humbur kontaktet me prinderit e tyre. Policia ben te ditur se pas shume ore kerkimesh gjate tere nates neper zonat perreth forcat e policise kane mundur te bien ne gjurmet e dy te rinjve vetem ne oret e para te mengjesit te djeshem. Dy te rinjte menjehere jane derguar per ne spitalin civil te Korces pasi nga deklarimet e tyre rezultoi se Neritan Hasani dhe Stefan Dono kishin humbur rrugen drejt banesave te kusherinjve per shkak te motit te keq dhe reshjeve te dendura te bores me nje trashesi rreth 1 m e 30 cm. Policia e Korces beri me dije se gjendja shendetesore e te rinjve eshte e mire dhe jashte rrezikut per jeten.