E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne kryeqytet autori i grabitjes se kazinose ne kerkim nje tjeter

Nuk ka zgajtur shume arratia e autorit te grabitjes me arme te 1 milion lekeve te vjetra ne nje kazino ne kryeqytet kur pas nje operacioni te organizuar mbremjen e se enjtes nga sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane ne bashkepunim me Seksionin Kunder Vjedhjeve me Dhune e Arme eshte bere e mundur kapja e Julian Markut 19 vjec banues ne Tirane. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave kapja dhe arrestimi i tij u krye ne Rrugen e Kavajes ne Tirane pasi fale nje pune hetimore rezultoi se se bashku me nje bashkemoshatarin e tij tashme te identifikuar Marku dyshohet se ka vjedhur me arme kazino Cezar ku arketares se kesaj kazinoje i kane marre nen kercenimin e armes shumen e parave prej 100 000 lekesh. Policia tha gjithashtu se ne cilesine e proves iu gjet e iu sekuestrua nje arme zjarri pistolete tip TT nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te Vjedhjes me arme ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›