Permet pranga dy autoreve te vjedhjes se lokalit
Dy persona jane arrestuar nga policia e Permetit te dyshuar si autoret e vjedhjes me thyerje te nje lokali ne kete qytet nderkohe qe policia ka sekuestruar sendet e vjedhura si dhe sendet qe kishin perdorur per te kryer vjedhjen si pinca leva hekuri kacavida dhe dorashka. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai sipas te cilit rreth ores 2100 te se enjtes ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Permet ka ardhur nje telefonate se ne fshatin Ballaban te rrethit Permet eshte vjedhur nje lokal dhe dy shtetasit e dyshuar jane nisur ne drejtim te Permetit me nje automjet me targa te huaja. Si rezultat i masave te marra dhe punes profesionale te kryer nga ana e specialisteve per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Permet ne bashkepunim me Patrullat e Pergjithshme te Policise se Rendit te ketij komisariati rreth ores 2300 ne dalje te qytetit te Kelcyres u be e mundur kapja dhe arrestimi ne flagrance i Artur Xhemalit 47 vjec nga Memaliajt i denuar me pare per vjedhje si i dhe Shefit Jaupit 26 vjec nga fshati Allkomemaj Tepelene. Mullai sqaroi se arrestimi i tyre u be pasi ne fshatin Ballaban te rrethit Permet rreth ores 2100 te se enjtes keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryen me thyerje vjedhjen e lokalit ne pronesi te shtetasit I. R. ku kane marre prej andej nje sasi te konsiderueshme stekash me cigare nje aparat ekspresi pije freskuese detergjent larje si dhe 30000 leke. Nga hetimet e policise ka rezultuar gjithashtu se pasi kane kryer vjedhjen duke perdorur leva hekuri pinca kacavida dhe dorashka jane larguar ne drejtim te Kelcyres me automjetin e tyre tip Fiat me targa te huaja BG 106 EC me pronar Artur Xhemalin.