E Diel, 1 Nëntor 2026

Instruktore te policise shqiptare ne Afganistan

25 oficereve te policise qe perfunduan Kursin baze te hetimit dhe 16 te tjereve qe perfunduan kursin e trajnimit per Instruktor nderkombetar u eshte dorezuar dje certifikata nga ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ne nje deklarate per shtyp te saj Prezenca e OSBE ne Tirane ben me dije se instruktore te policise shqiptare perfunduan sot nje kurs te mbeshtetur nga OSBE-ja i cili do ti mundesoje te shkojne ne Afganistan veren e ardhshme per te trajnuar policine afgane per teknikat baze te policimit. Dergimi i instruktoreve te Policise se Shtetit ne nje detyre sfiduese si ajo ne Afganistan shenon dukshem nje arritje te madhe per Policine e Shtetit shqiptar dhe deshmon profesionalizmin dhe kapacitetin e saj - tha kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Wollfarth gjate ceremonise se sotme ne te cilen mori pjese edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ndersa konsullja e SHBA-se Lyra Carr tha Pese prej te diplomuarve te sotem do te perzgjidhen per te vazhduar trajnime te metejshme me NATO-n dhe ushtrine amerikane. Me pas ata do te trajnojne policine afgane ne nje kurs baze tetejavor. Jam e bindur se keta trajnues do ta perfaqesojne me krenari vendin dhe profesionin e tyre. Nderkohe ne fjalen e tij te rastit ne ceremoni ministri Basha eshte shprehur Oficere nga ky grup do te perzgjidhen per trajnimin e forcave policore ne vendet ku NATO sherben ne kuader te misionit te saj duke filluar ne Afganistan. Sipas tij Policia e Shtetit behet per here te pare percuese e praktikave me te mira bashkekohore per organizatat e tjera policore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›