Lejet e ndertimit, nen hetim dhe kryekomunari
Durres- Prokuroria e Durresit merr nen hetim edhe kryekomunarin e Rashbullit per miratimin e lejeve te ndertimit ne bregdet pa certifikata pronesie. Pas arrestimit te ish-deputetit demokrat ne legjislaturen 2005-2009, Flori Bajramaj, 38-vjec, jurist ne KRRT-ne e komunes dhe kreut te ketij sektori, Pasho Beqiraj, 50-vjec, policia dhe organi i akuzes kane marre nen hetim te gjithe anetaret e KRRT-se qe jane perfshire ne miratimin e lejeve te ndertimit ne prona publike dhe kryekomunarin Hysen Gashi. Ky i fundit eshte vene disa here nen hetim per "shperdorim detyre", por asnjehere nuk jane provuar keto akuza. Gashi eshte rizgjedhur ne mandatin e dyte si kryetar komune ne Rashbull, kurse prej disa javesh eshte vene nen hetim, sikurse vartesit e tij. Burime nga organi i akuzes bene dje me dije se behet fjale per te pakten 109 leje ndertimi te ndryshme per leje pallatesh apo ndertesa te ndryshme, te miratuara gjate periudhes 2002-2009. Kontrolli i Larte i Shtetit kishte derguar ne prokurori disa raporte per kete komune, ku objekt ishin shkeljet ne Urbanistike dhe lejet e ndertimit apo sheshet publike qe ishin betonizuar pa asnje lloj dokumenti te ligjshem. Pergjegjesite e para pas hetimit te rinisur nga Prokuroria e Durresit rane mbi ish-deputetin Flori Bajramaj qe kishte qene jurist dhe anetar i KRRT-se se Rashbullit e kryetarit te ketij institucioni, Pasho Beqiraj. Firmat e tyre figuronin mbi lejet e ndertimit te leshuara pergjate shtate viteve. Por burime zyrtare shpjeguan dje se keta persona te ndaluar nuk jane te vetmit qe dyshohen,por si juriste nuk duhet te kishin miratuar keto sheshe publike qe te ktheheshin ne ndertime te paligjshme. Nen hetim konfirmohet venia e kryekomunarit Hysen Gashi, i cili mban kete post qe prej vitit 2003 dhe eshte rizgjedhur ne shkurt te vitit 2007. Po keshtu po hetohen veprimet e anetareve te tjere te KRRT-se se komunes Rashbull, e cila ka nen administrim zonen bregdetare prane Shkembit te Kavajes dhe Golemit. Mesohet se siperfaqja me te cilen eshte abuzuar shkon ne qindra hektare, ku jane ndertuar shtepi, lokale dhe pallate te shumta. Arrestimi i Bajramajt dhe Beqirajt u be rreth ores 19:00 te mbremjes se merkure ne banesat e tyre ne qytetin e Durresit. Bajramaj humbi imunitetin dy jave me pare, pasi nuk u rizgjodh deputet ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit. Kjo i hapi rrugen gjykates qe te miratoje pasditen e 16 qershorit masen e "arrestit me burg" per "shperdorim detyre".
E. Arapi
E. Arapi