Grabitja e SMT-se, vellezerit Syziu organizuan krimin
Tirane- Ngjarja e ndodhur ne parkingun e SMT-se 9 vite me pare ne Diber, eshte treguar dje nga i pandehuri Tom Gjoka. Pas perfundimit te marrjes ne pyetje te deshmitareve, akuza kerkoi dje marrjen ne pyetje te te pandehurve. Perpara gjykates, Gjoka ka treguar se diten e ngjarjes, me 2 korrik te vitit 2000, ishte duke u kthyer nga puna, kur i kane dale perpara dy vellezerit, te pandehurit Dritan dhe Nikoll Syziu, te cilet ishin me nje fugon. Sipas te pandehurit, ata i kane kerkuar qe t'i ndihmonte per te grabitur ne parkingun e SMT-se. "Kur arritem tek ura Ezmese, kemi gjetur Bardhok Syziun, Tom Syziun dhe Arjan Recin. Jemi nisur ne drejtim te SMT-se. Dritani na thote qe "une po shkoj te shikoj nese ka njerez te porta apo jo. Nese atje ka roje nuk do te shkojme per te vjedhur". Shkon dhe tek porta nuk kishte roje. Makinen e lame ne afersi te ures dhe hyme ne parking. Pasi shkulem nje sedilje degjuam nje zhurme. Ishte hedhur nje granate", deklaroi i pandehuri. Ai i shpjegoi gjykates se nuk kishte pare, se kush e kishte hedhur granaten. Ne fund te deklarimeve Gjoka ka treguar se nje dite me pas, ishin takuar serish dhe kishin rene dakord qe nuk do te flisnin per kete ngjarje. Gjate deklarimeve i pandehuri Nikoll Syziu, ka dale nga salla i revoltuar. Te pandehurit ne kete gjykim akuzohen per vrasjen e efektivit Gjon Pacukut, si dhe plagosjen e 3 policeve te tjere.
Deshmitarja
Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda dy jave me pare, kane shkuar ne fshatin Malaj per te marre ne pyetje tre deshmitare. Dile Ndoi, nena e dy te pandehurve Dritan dhe Nikoll Syziu, ka deklaruar se nuk do te flase. " Dua te shoh djalin gjalle apo vdekur, dua te shoh kockat, shteti te ma gjeje", ka deklaruar Ndoi.