Perdhunoi te afermin, gjykata burg Halilit
Tirane- Gjykata e Tiranes ka vleresuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per 18- vjecarin e akuzuar per abuzime seksuale me te afermin e tij 3 vjec. Perpara gjykatesit te gatshem Arben Micko, i pandehuri Ledion Halili, nuk ka deklaruar asgje. Ai eshte pyetur per gjeneralitetet, si dhe diten e lindjes. Prokurorja e ceshtjes, i ka kerkuar gjykatesit qe te lere ne fuqi masen e sigurise, te vendosur nga Gjykata e Dibres per te pandehurin. Ndersa avokati mbrojtes i Halilit e ka lene ne "dore" te gjykates, vleresimin e mases se sigurise. Sipas mbrojtesit rrethanat ne te cilat kishte ndodhur ngjarja, ka tronditur opinionin publik, per kete fakt ai nuk mund te fliste, nese Halili e kishte kryer ate veper penale apo jo. Ne fund avokati mbrojtes i ka kerkuar gjykates, qe t'i kryhej edhe nje ekspertize mjekoligjore, klientit te tij. "Kam pasur nje takim me klientin ne dhomat e paraburgimit. Ai ka probleme te zhvillimit mendor. Dua te kerkoj, qe te verifikohet gjendja psikike, pasi Halili paraqet crregullime, mungese te kontrollit te veprimeve dhe mendimit te tij", deklaroi dje avokati mbrojtes. Me pas gjykatesi ka vendosur te lere ne fuqi masen e sigurise te caktuar nga Gjykata e Dibres. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhu ne 26 shkurt te ketij viti, ne fshatin Bahud, Diber. Nga hetimet ka rezultuar se 18- vjecari Ledion Halili ka marre me te mire 3-vjecarin, P.H. Sic edhe kane bere denoncimin te afermit, adoleshenti i ka ofruar cokollata te miturit deri sa e ka cuar ne shtepine e tij, ku per momentin nuk ndodhej askush, dhe me pas ka kryer marredhenie seksuale me dhune, me te. Me pas, ndersa i mituri ka qene ne gjendje te pavetedijshme, e ka kthyer ne shtepine e tij. Atje ka qene e ema, duke qene se babai i te miturit, ndodhej jashte vendit per arsye ekonomike. Te aferm te femijes shprehen, se menjehere 3-vjecari eshte cuar ne spital por me pas iu eshte keshilluar qe te cohet per ne Tirane. Nderkohe, per ngjarjen eshte njoftuar policia, e cila ka vene ne pranga 18-vjecarin Ledion Halili.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj