Grabitja e armatosur e argjendarisë në Fier, policia arreston dy autorët
Fier- Policia e Fierit ka njoftuar sot se ka arrestuar autorët e grabitjes së armatosur të një argjendarie në qytetin e Fierit një muaj më parë
Mësohet se nga operacioni i koduar Hap pas hapi u ndaluan shtetasit Ardit Fejzullai 21 vjeç banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje, Armando Mita 20 vjeç banues në Fier i padënuar më parë.
Policia e Fierit tha në një konferencë për shtyp se mbi këta persona tashmë rëndon akuza e vjedhjes me armë në bashkëpunim”.
Më 05.07.2012 në lagjen Kongresi i Përmetit këta dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur argjendarinë e Ilia Kabuçit. Por më datën 9 Korrik të këtij viti pasi shpërndau videon e grabitjes së argjendarisë në Fier, policia ka nisur një procedim penal ndaj pronarit, kjo sepse mbi të rëndon akuza e tregtimit të sekretit shtetëror.
Sipas burimeve prociedimi ka nisur në gjendje të lirë për shtetasin Ilia Kabuci, 58 vjeç, kjo sepse një ditë më parë ai ka hedhur në rrjetin You Tube pamjet e marra nga kamera e sigurisë në momentin e grabitjes së argjendarisë së tij. Policia ka sekuestruar serverin e regjistrimeve, ku tregohej momenti kur dy persona të armatosur u futën në argjendari dhe arritën të vidhnin 2 kg flori me një vlerë prej 70 mijë euro.
/IDEA/