Eurodeputeti gjerman: Greqia po bëhet kokë turku për Eurozonën
Greqi- Eurodeputeti gjerman Jorgo Chatzimarkakis tha për televizonin ‘Skai’ se i ka bërë thirrje shteteve anëtare të Eurozonës të ndalin shndërrimin e Greqisë në një kokë turku për problemet e monedhës së vetme të 17 vendeve të Bashkimit Evropian.
“Gjermani është duke kërkuar për një kurban, dikush duhet të ndëshkohet dhe Greqia është viktima”,-tha Chatzimarkakis, një anëtar i Partisë së Lirë Demokratike, FPD, që është pro biznesit.
Zoti Chatzimarkakis pyet se përse Greqia ishte qendra e vëmendjes kur borxhi i saj përfaqëson më pak se 3% të totalit të borxhit të vendeve të Eurozonës.
Muajin e kaluar eurodeputeti ka sfiduar udhëheqësin e partisë së tij, Phillip Roesler, njëkohësisht edhe ministër i Ekonomisë, pasi ai skekuloi për një dalje të mundshme të Greqisë nga Euro. Ai madje bëri deklarata të forta kur i cilësoi komentet e Zotit Roesler të pamatura dhe të pamenduara duke nënvizuar: “Në çfarë planeti jeton ai?”.
Dorina Bilbili/IDEA/