E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e autobusit ne 1997, ne pranga autori i trete

Tepelene- Autori i trete i grabitja se autobusit te udhetareve gjate trazirave te 1997 eshte vene ne pranga diten e djeshme. Edmond Goxhaj, 29 vjec lindur ne Memaliaj dhe banues ne Tepelene ishte shpallur ne kerkim policore, pasi Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka denuar ate me 6 vjet heqje lirie, vendim ku i dhene ne daten 13 shkurt 2001. Goxhaj akuzohet per vepren penale te "vjedhjes me arme" e kryer ne bashkepunim. Arrestimi i 29 vjecarit eshte bere i mundur ne mjediset e brendshme te nje godine dy kateshe qe e kishte marre me qira, ne vendin e quajtur Kthesa e Berrylit, para Maternitetit te Ri, Tirane, vend ne cilen strehohej perkohesisht. Ngjarja per te cilen eshte denuar Goxhaj ka ndodhur ne 22 maj 1997, ne vendin e quajtur agjencia e Udhetareve ne qytetin e Tepelenes. Goxhaj ne bashkepunim edhe me dy persona te tjere kane grabitur me dhune nen kercenimin e armes se zjarrit pasagjeret e nje autobusi, i cili udhetonte nga Fieri ne drejtim te Gjirokastres. Me pas ata jane larguar menjehere. Zedhenesi i policise se Qarkut Tepelene, Gentian Mullaj deklaroi dje se dy shtetasit e tjere bashkepunetore ne kete grabitje , kane vuajtur denimin dhe tani jane te lire. Goxhaj ne ditet ne vazhdim pritet te njihet edhe me akuzen dhe denimin qe ka marre ne mungese.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›