E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol dyqanit, dyshime per konkurrencen

Artan Cena

TIRANË - Nje sasi tritoli ka shperthyer ne oren 22:30, te mbremjes se dy diteve me pare, ne nje minimarket ne rrugen "Irfan Tomnini", ne kryeqytet. Dyshimet jane se, ngjarja te kete ndodhur per shkaqe konkurrence. Eksplozivi qe sipas te dhenave ka qene rreth 100 grame, ka shperthyer prane deres se dyqanit, prane ish-Nisharak-ut duke shkaktuar deme materiale. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Tiranes, efektive te se ciles kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet. Nderkohe qe mesohet se, gjate dites se djeshme, policia ka shoqeruar 15 persona te dyshuar se, kishin dijeni me shperthimin e ndodhur tek minimarket. Pas marrjes ne pyetje ato jane lene te lire.

Shperthimi

Shperthimi ndodhi rreth ores 22:30 te mbremjes se dy diteve me pare ne nje dyqan duke alarmuar gjithe zonen. Eksplozivi i vendosur ne deren e marketit "Igli", ka demtuar fasaden dhe xhamave te dyqanit. Me te marre sinjalizimin, ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit numer 2 te Policise se Tiranes dhe oficeret e seksionit te shkaterrimit te prones. Ka qene qetesi kur shperthimit te gjithe jane alarmuar duke marre ne telefon policine e kryeqytetit. Keta te fundit kane mberritur dhe kane nisur hetimet, ne lidhje me kete ngjarje. Ata kane pyetur dhe deshmitaret e pakte qe ndodheshin ne afersi te vendit te ngjarjes. Nderkaq qe nuk ka pasur deme ne njerez, vec atyre materiale pasi dyqani ishte i mbyllur ne kohen e shperthimit.

Pronari

Pas shperthimi policia ka marre ne pyetje pronarin e dyqanit Skender Delgjeka. Gjate deshmise se tij, mesohet se ka deklaruar te mos kete pasur konflikte apo kercenime me pare. Ai ka deklaruar se, nuk e dinte se, kush dhe perse mund te kete vendosur lenden shperthyese ne pronen e tij. Nderkaq qe, hetimet e policise jane duke u bere ne disa pista, qe nga hakmarrje per shkaqe te ndryshme deri tek, konkurrenca mes dyqaneve ne ate zone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›