"Te ndalojme Berishen te genjeje"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama akuzoi dje ne Manez e Borizane, kryeministrin Berisha si genjeshtar dhe pergjegjes per varferine e mjerimit ne vend. Ne vijim te "Dialogut me Shqiperine", kreu i opozites ia kushtoi pjesen me te madhe te fjalimit te tij qeverise, si pergjegjese per situaten e rende ne vend, duke kerkuar bashkim per ndryshimin e politikes. "Kryeministri genjen, nje here kur thote se do te bej kete dhe ate, na genjen heren e dyte kur thote e bera dhe nderkohe nuk e ka bere, dhe heren e trete na genjen kur nxjerr reklamen ne televizor dhe thote, shikoni sa bukur e kam bere, per ate gje qe nuk e ka bere. Mirepo, deri ketu e ka pergjegjesine ai, por qe ketu e me mbrapa, eshte pergjegjesia jone, ne rast se na genjen ne vazhdimesi", kritikoi Rama, duke theksuar ketu se nese shqiptaret mashtrohen per te treten here, atehere eshte faji i tyre dhe jo me zotesia e personave qe premtojne e mashtrojne. Sipas kreut socialist, me te tilla mashtrime, nuk duhet te lejohet qe te vijohet me. Shqiptaret, per Ramen duhet te jene ata qe duhet te ndryshojne rrjedhen e historise si dhe politiken ne vend. "Te ndryshojme marredheniet me politiken dhe te ndryshojme pozicionet ne raport me te. T'i japim politikes ate permbajtje qe ajo duhet te kete, ta kthejme politiken ne nje hapesire ku te diskutohet per problemet tona, ku te debatohet per problemet tona, ku te gjenden zgjidhje per problemet tona. Jo te diskutohet per problemet e politikaneve dhe te kerkohen zgjidhje per probleme te politikaneve", vijoi Rama. Sipas tij ne Parlament, politikanet nuk kacafyten per ceshtje te rendesishme qe prekin popullin si analfabetizmi, cmimet e larta apo prodhimet bujqesore e farerat. "Keni pare ju qe te zihen politikane, jo per interesat e tyre? Une nuk kam pare. Per kete arsye Shqiperia eshte ketu, e fundit nder te fundit. Per kete arsye ne jemi kaq mbrapa dhe nga vendet fqinje", theksoi krye socialisti. Sipas tij sot me shume se kurre ka ardhur koha qe te komunikohet me popullin. Por jo per te sjelle arsye per tu ndare por per tu bashkuar. "Arsyet qe e ardhmja na jep per te qendruar krahe njeri - tjetrit, kunder te keqijave te perbashketa", u shpreh para banoreve kreu socialist.
Kryetari socialist u ben thirrje shqiptareve mos e votojne me Sali Berishen, ndryshe do te jete faji i tyre, per varferine e problemet ne vend. "E dini ate shprehjen, me genjeve nje here, e kam fajin une. Me genjeve dy here, je ti i zoti shume. Me genjeve heren e trete, jam une fajtor", krahasoi Rama.
Kryetari socialist u ben thirrje shqiptareve mos e votojne me Sali Berishen, ndryshe do te jete faji i tyre, per varferine e problemet ne vend. "E dini ate shprehjen, me genjeve nje here, e kam fajin une. Me genjeve dy here, je ti i zoti shume. Me genjeve heren e trete, jam une fajtor", krahasoi Rama.