Kapen 7 afgane, tentonin te hynin transit ne Shqiperi
Shtate klandestine afgane jane ndaluar dje teksa po tentonin te hynin ne Shqiperi me nje maune mallrash me targa turke, per te vijuar me pas udhetimin drejt Italise. Ndalimi i tyre eshte bere nga policia kufitare shqiptare e Kapshtices. Ndalimi i tyre u be rreth ores 13:00 gjate nje kontrolli te ushtruar ne nje maune me targa turke qe kishte si destinacion Tiranen. Mesohet se drejtuesi i maunes eshte shoqeruar ne polici, e cila po vazhdon hetimet per lidhjet e mundshme te tij me grupin e klandestineve afgane.
Keta te fundit jane shoqeruar ne ambientet e qendres GOS, stacionit te kufirit prane Kapshtices, ndersa ende nuk eshte vendosur per procedurat qe do te ndiqen me ta.
Keta te fundit jane shoqeruar ne ambientet e qendres GOS, stacionit te kufirit prane Kapshtices, ndersa ende nuk eshte vendosur per procedurat qe do te ndiqen me ta.