PD: "Dosjet", ligji kushtetues

Partia Demokratike mbrojti dje publikisht projektin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, pavaresisht alarmit te nderkombetareve dhe opozites, se drafti duhet te diskutohet gjeresisht. Zedhenesi i selise blu, Gerti Bogdani duke iu drejtuar vetem Partise Socialiste, tha se mashtron ne akuzat e ngritura, se projektligji nuk merr parasysh gjyqtaret apo prokuroret. E aq me pak, se bie ndesh me Kushtetuten. Sipas Bogdanit, projektligji eshte nje kopje e zbutur e ligjit te vitit 1995, i cili ka qene varianti identik i ligjit cek te vitit 1991. "Ligji cek eshte vleresuar si Kushtetues nga gjykata e Cekosllovakise dhe eshte gjykuar perseri nga gjykata ceke, dhe u vleresua si Kushtetues", u shpreh Bogdani, duke siguruar se dhe varianti i pershtatur i mazhorances eshte i sakte. Po keshtu, sipas zedhenesit, "varianti qe mazhoranca propozon per hapjen e dosjeve, qe eshte nje kopje e ligjit ekzistues te 1995, eshte vleresuar nga Gjykata Kushtetuese ne fund te janarit 1996, si Kushtetues". Nga ana tjeter, Bogdani sqaroi se nisma e PD merr parasysh dhe prokurore, gjyqtare e oficere policie. "Neni 1 i ligjit cek thote se, parashikohet certifikimi i pastertise per pozicionet e gjykatesve, ndihmes gjykatesve, prokuroreve, oficereve te policise gjyqesore, notereve publike, arbitrazhit shteteror, etj. Pra pretendimi, se ky ligj nuk merr parasysh gjykatesit dhe prokuroret dhe ndihmesit e tyre, eshte nje mashtrim fund e krye", tha Bogdani, duke ju drejtuar Partise Socialiste si autore e ketij mashtrimi. Bogdani akuzoi se sipas deklaratave te vazhdueshme te Rames vetem xhelatet, ata qe kane lidhur njerez me tela me gjemba dhe qe kane denuar e varur njerez te pafajshem, mund te bejne drejtesi ne Shqiperi. "Ndaj, Partia Demokratike i ben thirrje z. Rama, te kerkoje falje publike per firmat qe ka vendosur i ati i tij, ne varjen dhe ekzekutimin e njerezve te pafajshem ne funksionin e anetarit te Presidiumit fame keq te Kuvendit Popullor", akuzoi Bogdani, duke prekur serish familjen e krye socialistit. Duke vijuar sqarimet, se pse projekti i PD-se eshte i mire, zedhenesi demokrat tha se deri me sot, ne asnje rast Gjykata e Strasburgut nuk ka hedhur poshte asnje ligj te lustracionit. "Ndersa Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes kerkon qe te gjykohen dhe denohen gjykatesit, prokuroret dhe punonjesit e policise sekrete te cilet kane kryer vepra penale, edhe pse ne kohen e kryerjes mund te mos kene qene vepra penale per ligjet e vendit, por jane te tilla, pra vepra penale, per vendet e lira", vijoi Bogdani.
22 Dhjetori eshte data qe Kuvendi caktoi, si limitin e votimit te projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Mazhoranca do e kishte votuar qe ne seancen e se henes qe shkoi, por e shtyu per shkak te disa propozimeve te reja, qe dolen gjate diskutimit.
Selia blu sulmoi serish dje familjen e kreut socialist Edi Rama. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani i sugjeroi Rames, te kerkoje falje publike per firmat qe ka vendosur i ati i tij, ne varjen dhe ekzekutimin e njerezve te pafajshem.
Demokratet mbrojne projektligjin per hapjen e dosjeve. Vetem nje dite pas kritikave te ashpra te nderkombetareve, per kete projekt, PD sqaroi dje se ai eshte ne perputhje me kushtetuten.