E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankes me maska, mbetet pa autor

Vlore- Grabitja spektakolare e deges se bankes “Intesa Sanpaolo” ne Vlore ka mbetur pa autore. Me gjithe shperblimin e ofruar prej policise, 30 mije euro, per informatorin qe do te jape identitetet e sakta dhe vendstrehimin e tyre, deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje zhvillim ne grupin hetimor. Numri i te shoqeruarve ka shkuar ne 40 persona, por ende nuk ka nje emer konkret, te dyshuar per grabitjen e armatosur dhe me maska ne zonen e Skeles. Policia nuk ka publikuar shumen e grabitur nga arka e bankes, por behet fjale per nje shifer jo te vogel. Grupi hetimor beson se autoret jane kontigjente kriminale, banues ne qytetin e Vlores dhe mund te jene ndihmuar me te dhena nga ndonje prej punonjesve te bankes. Edhe pas pamjeve filmike te kamerave te sigurise, nuk eshte zbuluar ndonje identitet i autoreve. Ngjarja ndodhi pasditen e se henes, ku tre persona te maskuar dhe te armatosur neutralizuan rojen e bankes dhe me tej duke kercenuar punonjeset grabiten dy canta me para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›