Kristo nuk flet para gjykates
Redi Caushaj
Tirane- Gjykata e Tiranes ka shpallur moskompentencen per Artan Kriston, i akuzuar per “nxitje, thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave me qellim terroriste”. Ne te njejten kohe ndaj te pandehurit eshte vleresuar e njejta mase sigurie, e caktuar tre dite me pare ne mungese. Gjate seances se djeshme gjyqesore, gjyqtari i ceshtjes Gerd Hoxha e ka njohur te pandehurin me hetimet qe jane kryer ne ngarkim te tij, me masen e sigurise “arrest me burg”, si dhe me akuzen qe rendon mbi te. Mesohet se Kristo nuk ka pranuar te jape vete deklarime perpara gjykates, ndersa mbrojtesi i tij, ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga prokuroria. Avokati mbrojtes i ka bere me dije gjykates, se klienti i tij nuk e kishte kryer vepren penale, per te cilen pretendon prokuroria. Pas degjimit te te dyja paleve gjykata la ne fuqi masen qe kishte caktuar ne mungese, ndersa ia ka deleguar dosjen hetimore Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres. Sipas gjykates i pandehuri duhet te hetohet dhe te gjykohet ne te njejtin qytet qe ka jetuar dhe qe dyshohet se ka kryer aktivitetin e tij kriminal. Ne baze te nenit 232 pika A, thuhet se “nxitja, thirrja publike, shperndarja e shkrimeve ose propagandave ne forma te tjera qe synojne mbeshtetjen ose kryerjen e nje apo me shume veprave per qellime terroriste dhe per financimin e terrorizmit”, denohet nga 4-10 vjet burg. Artan Kristo i njohur me emrin Muhamed Abdullah, ra ne pranga tre dite me pare, nderkohe qe hetimet ne ngarkim te tij kishin nisur me 27 gusht te ketij viti. Arrestimi i Kristos erdhi pas publikimeve dhe thirrjeve per veprimeve terroriste ne faqen http//www.albselefet.net. Ne kete forum, te dedikuar kryesisht per besimtaret, Kristo duke perdorur emrin tjeter Muhamed Abdullah, akuzohet se ka mbeshtetur vrasjet dhe veprime te tjera te rrezikshme. Sipas te dhenave te marra nga faqja e internetit ne te cilen Kristo ishte anetar i saj, ai kishte shkruar shprehjen se “Bin Laden eshte Muxhahid i madh”. Dy vjet me pare besimtari qe bente pjese ne rrymen radikale, u emerua perfaqesues i fondacionit “Al Haramain” ne Shqiperi. Fondacioni, i cili me vendim te qeverise shqiptare te vitit 2004, hyri ne listen e financuesve te terrorizmit, kishte kerkuar dhjetera here te realizonte investime ne Shqiperi, ndersa te gjitha te ardhurat duhet te shkonin si investime ne arken e komunitetit mysliman, e cila u kundershtua nga ish-sekretari i Pergjithshem i ketij komuniteti, Sali Tivari. Ky i fundit u vra disa kohe me pas.
Sekuestrimet
Prokuroria ka si prova materiale ne ngarkim te Artan Kristos disa sende personale, te cilat iu sekuestruan gjate momentit te arrestimit te tij. Me cilesine e proves materiale, 5 laptope, 4 servera dhe 600 CD jane duke u ekzaminuar nga laboratori i kriminalistikes.