Plagosen futbollistin, pranga 2 vellezerve
Shkoder- Rrahen per spital ish-futbollistin e Vllaznise pas nje sherri banal, arrestohen dy vellezerit e dyshuar. Policia e Shkodres ka ndaluar Agim dhe Afrim Bicakani, 31 dhe 28 vjec, banues ne lagjen “Manush Alimani”, pasi ndaj tyre ka pasur nje urdher-arresti dhe ishin shpallur ne kerkim qe prej tre ditesh. Burime zyrtare thane se menjehere pas ndalimit te dyshuarve iu komunikua akuza e “plagosjes se lehte me dashje e kryer ne bashkepunim”, kurse prokuroria vendosi t’i hetoje ne gjendje te lire. Mesditen e 12 tetorit, te dyshuarit i kane zene prite Erjon H., aktualisht futbollist i Apollonise se Fierit, i cili sapo kishte dale nga nje lokal ne qender te qytetit. Aty e kane goditur me grushte, shkelma dhe gure, duke e lene te pergjakur dhe me pas jane larguar ne drejtim te paditur. Gjate marrjes ne pyetje, dy vellezerit kane pretenduar se 26-vjecari ishte fajtor pasi i kishte fyer ne nje konflikt te meparshem dhe ata kishin vendosur te hakmerreshin sipas menyres se tyre.