E Diel, 1 Nëntor 2026

“Iku Genc Ruli, na zhyten ne erresire”

GJIROKASTER- Nderprerja e furnizimit me energji elektrike gjate diteve te fundit, eshte kthyer ne makth per banoret e qytetit te Gjirokastres. Ata ankohen se kjo situate nuk eshte perseritur me pare dhe megjithese paguajne rregullisht faturat, u duhet te perballen me erresiren. Madje shpjegimi qe japin shkon deri ne largimin e ministrit Genc Ruli nga Ekonomia dhe Energjetika. Nderkohe, perfaqesuesit e OSSH-se ne rreth, nuk japin asnje shpjegim ne lidhje me mungesen e dritave. Banoret pohojne se dritat ikin disa here ne dite dhe me nje interval si para pese vitesh, ndersa kudo ne rruge degjohet zhurma monotone e gjeneratoreve. Qe prej dy ditesh jane zhytur ne terr dhe tre komunat e ketij rrethi qe i jane bashkangjitur qytetit ne shqetesimin per mungesen e energjise. Behet fjale per komunat e Cepos, Picarit dhe Lunxherise. Te indinjuar, banoret e qytetit dhe te fshatrave pohojne se “ne kohen kur ishte minister i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, nuk kishim probleme me furnizimin me drita”. Gjithsesi pritet nje shpjegim zyrtar dhe nderhyrje e OSSH-se per te zgjidhur situaten e krijuar. Nje prej arsyeve mund te jete ngarkesa ne rrjet dhe defektet ne linja. Gjithsesi banoret shprehen se nese kjo situate do te qendroje e njejte, atehere do te mendojne per zgjidhje te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›