E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankës në Vlorë, 30 mijë euro shpërblim informatorit

VLORË- Një ditë pas grabitjes së bankës në Vlorë, policia ka njoftuar se do të shpërblejë me 30 mijë euro personin që do të japë informacione.
Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësi i policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj, i cili ka theksuar se për identifikimin e autorëve, është i mirëpritur edhe bashkëpunimi, kundrejt kësaj vlere financiare. "Nisur nga rrethanat, koha që ka ndodhur, ne si drejtori policie kërkojmë ndihmën e komunitetit, për çdo informacion që do të jetë i dobishëm, në shkëmbim të ruajtjes së plotë të anonimatit. Nga ana e drejtorisë së policisë së Vlorës janë vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694107443 dhe 0694107441"- tha ai.
Sipas Koçiajt deri tani janë shoqëruar në ambientet e komisariatit mbi 30 persona, të dyshuar që të kenë lidhje me këtë vepër penale. Grabitja me maska dhe me armë ndodhi dje në orët e drekës, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar bankën, duke realizuar të pashqetësuar grabitjen.



Vidhet me armë banka, grabitësit djegin makinën

VLORE - Tre persona me maskë kanë vjedhur me armë një bankë zonën e Skelës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13. 15 min të ditës së sotme. Grabitësit kanë hyrë në ambientet e kësaj banke pasi kanë nxjerrë armën tip kallashnikov kanë kërcënuar rojën private duke e izoluar në brendësi të kësaj banke. Më as kanë kërcënuar punonjësit e bankës që janë detyruar të nxjerrin paratë nga arka.

Pasi kanë marrë shumat nëpërmjet kërcënimeve, ata janë larguar me një automjet tip benz. Ndërkohë që 10 minuta më pas një automjet u gjet i përfshirë nga flakët në një nga zonat e lagjes '10 korriku' dhe dyshohet të jetë pikërisht mjeti që e përdorën grabitësit e bankës.

Policia po vijon veprimet në zonën e Skelës, ku është vjedhur dhe banka. Ende nuk ka shifër për shumën e parave që maskat kanë marrë, ndërsa që po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›