E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci i LDD-së uron Berishën: Përgëzime për rizgjedhjen



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, z.Nexhat Daci, uroi dje Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për rizgjedhjen në postin e kreut të qeverisë. Përmes një mesazhi urimi Daci shkruan: “Më lejoni që në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, t’ju uroj për dekretimin tuaj nga ana e Presidentit Topi, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, lajm të cilin e morëm me kënaqësinë më të ngrohtë”. “Më lejoni, - vijon z. Daci, - që nëpërmjet këtij telegrami t’ju përgëzojmë për punën dhe aktivitetin, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, të cilin e konsiderojmë pozitiv dhe inkurajues për zhvillimin e vendit. Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se qeveria e re e vendit tuaj, do të vazhdojë me hapat e shpejtë në zhvillimin e shtetit, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mbarë rajonit me një dinamikë edhe më të shpejtë”, - përfundon mesazhin e tij z. Nexhat Daci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›