E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e biznesmenit, pranga te katertit

Durres- Grabitja me dhune e nje biznesmeni ne qytetin e Durresit me 18 shtator te vitit te kaluar, ka cuar ne pranga nje person te katert. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije per "KJ", se u ndalua pas urdhrit te prokurorise i leshuar ne muajin prill te ketij viti, i dyshuari si bashkepunetor, Alban S., 26 vjec i akuzuar per "vjedhje me dhune". Ne muajin shkurt te ketij viti Gjykata e Elbasanit kishte dhene masen e sigurise "arrest me burg" ndaj tij. "Me shkresen nr. 870 date 28 prill 2009, nga Policia e Durresit eshte bere shpallja e tij ne kerkim, per ngjarjen e ndodhur ne lagjen nr. 1 tek Vila e Zogut", njoftoi policia vendore dje. Gjate kesaj ngjarje eshte grabitur me dhune biznesmeni Cezar K., i cili mbante ne cante 2,5 milione leke, ndersa eshte goditur me nje dru pas koke. Per kete krim jane arrestuar disa dite pas krimit edhe te dyshuarit Albert Qafa, Laert Mehmeti dhe Gentian Hoxha, qe jane ne proces gjyqesor. Ne kerkim eshte nje tjeter person, i njohur me pseudonimin "Juristi". Po keta persona dyshohen edhe per grabitjen e nje kampisti ne Elbasan, Arben K., te cilit pas dhunimit me te njejten skeme, goditje me dru pas koke, i kane marre ne kaseten e motorit edhe 3 milione leke. Policia beri me dije se Alban S., u kap ne perpjekje per te kaluar ne Greqi, nepermjet pikes kufitare te Kapshtices.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›