E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Votoni kandidatet e LSI, jo shetitesit

Kandidatet e Levizjes Socialiste per Integrim te rrethit te Fierit, Dritan Prifti se bashku me kandidaten Angjelina Kola, kane organizuar nje sere takimesh me elektoratin e kesaj zone ne qytetin e Fierit dhe ne komunat e tij, per t'i kerkuar votat ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Ne si force politike ne perzgjedhjen e kandidateve kemi nje epersi shume te madhe pasi vetem ne gjashteshen e pare te kandidateve tane ne kemi pese qe jane bashkeqytetaret tuaj, ndersa nga te dyja forca PS dhe PD eshte veten nje kandidat i tille", vleresoi Prifti. Sipas tij, kandidatet e PD dhe PS jane shetites pasi e kane humbur integritetin e tyre moral dhe nuk kane me kuraje qe te shkojne e te ballafaqohen me ate komunitet qe i kane marre voten dhe si shperblim iu kane kthyer krahet dhe kane ngrene fjalen e dhene. Gjate ketij takimi kandidati i LSI ka motivuar perse duhet votuar LSI-ja dhe cilat jane epersite e programit qe kjo parti ka hartuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›