Burg, atentatorit te Isufajve
Fier- Gjykata e Fierit i ka dhene dje fund, procesit ndaj autorit te plagosjes se vellait dhe nipit te Arben Isufajt, i njohur dhe me nofken "Ben Qimja", nje vit me pare. Angjelos Sado, eshte denuar me 14 vjet burg me gjykim te shkurtuar, kurse dy shoket e tij me nga nje vit e gjysme heqje lirie. Trupi gjykues i kryesuar nga Piro Sota, ka shpallur fajtore edhe bashkepunetoret e 29-vjecarit per krimin e "dhenies ndihme dhe strehimit", duke liruar me kusht, ndihmesin qe do e nxirrte Sadon pertej kufirit. Gjate atentatit qe kishte ardhur pas konfliktit per nje makine te vjedhur te pakthyer, emigranti ne Greqi, Sado, ka bere atentat ndaj Amarildo Isufajt, 19-vjec, duke e plagosur rende ate ne lagjen "Sheq i Madh" te Fierit. Avokatet kerkuan shpalljen si te pafajshem te tre te pandehurve, kurse prokuroria denimin e tyre per dy akuza.
Ngjarja per te cilen u denua dje 29-vjecari Angjelos Sado, ka ndodhur me 21 shtator te vitit 2008. Mesohet se Sado eshte thirrur ne telefon nga nje miku i tij grek, me emrin Jorgo, per makinen e vjedhur tip "BMW X5". Nga kerkimet e kryera rezultoi se mjeti ndodhej ne lagjen "Sheq i Madh" ne Fier dhe se Ahmet Isufaj, xhaxhai i "Ben Qimes" dhe babai i Amarildos, kishte dijeni per mjetin. Angjelos Sado ka shkuar me mikun e tij grek dhe ne debat e siper me Ahmet Isufaj, Amarildo Isufaj, Tomorr Jarua, krushku i Ahmetit, si dhe Ismail Gremin e Gentian Maten, shoke te Ahmetit, ka nxjerre nga nje cante e zeze qe mbante ne dore, nje pistolete dhe ka qelluar me te mbi Ahmet Isufaj dhe djalit te tij, Amarildos. Pas krimit Sado eshte larguar me makinen e tij tip "Benz" ne drejtim te qytetit te Vlores. Ne vendin e quajtur "Pusi i Mezinit" ka hedhur armen dhe ka vijuar rrugen per ne qender te qytetit. Kur i eshte afruar baneses se tij, 29-vjecari ka braktisur mjetin. Tre dite me pas, autori ndihmohet prej krushkut te tij, Lulezim Toci, per t'u larguar ne drejtim te Greqise, ku me pare do te shkonin ne Sarande. Per te arritur kete qellim ndihmohet dhe nga Emirjon Prishka dhe Lulezim Toci. Ne Lukove bashkohet edhe me Jani Gremon, banues ne Lukove te Sarandes. Por ketu ka perfunduar edhe perpjekja e arratise, pasi Sado u arrestua mengjesin e 25 shtatorit te vitit te kaluar.
Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale pistoleten "Sigsaur", e kalibrit 9 mm, me nje fishek ne fole dhe 17 fisheke ne kreherin e vene ne pistolete, nje tjeter pistolete e markes "Zastava", e kalibrit 9 mm, nje kreher me 15 fisheke 9 mm , 16 fisheke 9 mm, 10 gezhoja. Po keshtu u be bllokimi i automjetit tip OPEL, me targe ZYS 4607, ne pronesi te Jani Gremo dhe makina tip "Benz", metalizato, e autorit te krimit. Gjykata vendosi qe Angjelos Sado te denohet perfundimisht me gjykim te shkurtuar me 14 vjet burg, ndersa Lulezim Toci dhe Emirjon Prishka u denuan me nga 1 vit e 6 muaj burgim. Per te dyshuarin Jani Gremo, gjykata ka dhene dy vjet burg me kusht, duke urdheruar lirimin.
Plagosja
Gjate atentatit u plagos rende Amarildo Isufaj, kurse krushku Tomorr Jarua, eshte demtuar me plage te lehta se bashku me Ahmet Isufaj, e Gentian Maren. Pas nderhyrjes kirurgjikale, 19-vjecari i shpetoi vdekjes.
Vendimet :
Agjelos Sado, 29 vjec, 14 vjet burg
Jani Gremo, 33 vjec, 2 vjet me kusht
Lulezim Toci, 25 vjec, 1 vit e 6 muaj burg
Emirjon Prishka, 23 vjec, 1 vit e 6 muaj burg