Lideret evropian, komentojne fitoren e se djathtes
Nje goditje e rende kjo per te majten, sic pranojne edhe vete lideret e partive te ketij spektri. Nje shans i mire per Evropen, sic shprehen fituesit. Keshtu, Margot Uallstrom zv/president e KE, dhe komisionere per Ceshtjet e Ndergjegjesimit me Publikun, deklaroi se rezultati eshte nje perfundim i hidhur. Ajo tha se kemi shume per te mesuar per institucionet e BE-se dhe vendet anetare, prandaj duhet te lidhemi me shume me qytetaret. "Duket se ka nje tendence qe tregon se ekstremi i djathte dhe Partite Popullore dhe nacionaliste kane fituar terren gjate kesaj fushate. Por ka edhe nje tendence qe partite ne te majten tone kane arritur te shenojne rritje. Tabloja aktuale na tregon se ka ende shans per krijimin e nje mazhorance", Poul Nyrup Rasmussen. Ndersa sipas Zhozef Dol, Lideri i Partise Konservatore Evropiane, kur shikon shifrat e Partise Popullore Evropiane eshte i kenaqur. Ai tha se shikon se kjo parti ka fituar bindshem ne nje kohe qe socialistet kane humbur. "Eshte sigurisht nje mbremje e trishtueshme per demokracine sociale ne Evrope. Eshte nje mbremje e hidhur per te gjithe ne", shprehet Martin Shulz, Lider i Partise Euro-socialiste. Nderkaq, Graham Uatson, Lider i Liberal-Demokrateve, komentoi se liberalet demokrate do te jene ne parlamentin e ri evropian me te njejtat vende qe kishin me pare. "Jam i habitur me rezultatet; shohim qe te djathtet dhe konservatoret po fitojne terren ne Evrope cka eshte e cuditshme, sepse ishin ata qe dolen kunder axhendes, qe mendohet se shkaktoi kete krize ekonomike", theksoi Fillip Lamberts, Lider i Partise se Gjelber. Ai mendon se i dedikohet faktit se njerezit jane te frikesuar, per shkak te krizes dhe shpjegon se socialistet humben sepse nuk paten nje vizion lidhur me kete.
Cfare do te thote nje Parlament Evropian i Djathte?
Keto zgjedhje te Parlamentit Evropian kane nje rendesi te madhe, pasi jane nje mundesi per te sjelle nje tjeter BE dhe politika te tjera lidhur me krizen ekonomike, papunesine, ndryshimet klimatike, sigurine e energjise, globalizimin dhe emigrimin. Disa parti te djathta edhe me pare jane shprehur kunder shpenzimeve te teperta per kompanite ne falimentim si dhe paketat e stimujve financiare. Ajo qe vihet re ne keto zgjedhje eshte nje perqindje me e larte ne mbeshtetje te partive te ekstremit te djathte dhe atyre qe jane kunder emigranteve. Ne keto zgjedhje 388 milione evropiane kishin te drejte vote per te zgjedhur 736 deputetet e parlamentit evropian.
Cili eshte roli i Parlamentit Evropian?
Parlamenti qe mblidhet ne Strasburg, zhvillon rregullisht seanca plenare. Ndersa shqyrtimi i projektligjeve behet ne Bruksel. Parlamenti ka te drejten te shkarkoje Komisionin Evropian, krahun ekzekutiv te Evropes se Bashkuar, i cili propozon edhe pjesen me te madhe te ligjeve. Nese me shume se gjysma e Parlamentit, i jep voten pro nje rezolute qe kerkon legjislacion ne nje zone specifike, Komisioni eshte i detyruar t'i pergjigjet. Legjislacioni amendohet kur kalon ne Parlament dhe keto amendime hyjne ne fuqi, kur miratohen nga qeverite perkatese te vendeve anetare. Traktati i Lisbones, nese do te hyje ne fuqi, do te zgjeroje ne menyre te ndjeshme sektoret, ne te cilet deputetet evropiane do te luajne nje rol vendimtar. Po keshtu, nese miratohet ky traktat, atehere do te kete nje rritje te numrit te vendeve ne PE, nga 736 ne 751. Parlamenti ka nje rol te madh ne menyren se si perdoret buxheti per ndihmat humanitare, qe eshte edhe buxheti me i madh ne nivel boteror. Shpenzimet mujore te BE-se ne projekte ndihmese kapin nje shifer 1.3 miliarde $ ne muaj. Numri i deputeteve te nje vendi ne PE varet nga popullsia qe ka ky vend. Gjermania qe ka edhe popullsine me te madhe ka 99 deputete, kurse Malta ka vetem 5 deputete, duke qene se ka edhe numrin me te vogel te popullsise. Deputetet e PE shpesh perfaqesojne Partine Kombetare te ciles i perkasin. Zakonisht eshte Partia Kombetare ajo qe vendos, nese nje deputet evropian do te kandidoje apo jo, ne zgjedhjet e ardhshme.