E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, burg per ish-kryebashkiakun

Librazhd- Kalimi i nje fondi pa zhvilluar tender per monumentin e dy poeteve martire te disidences, Genc Leka e Vilson Blloshmi, i ka kushtuar nje vit e gjysme burg me kusht dhe 500 mije leke gjobe ish-kryebashkiakut te Librazhdit. Akuza e perfaqesuar nga prokuroria per abuzim me fondet publike ka perfunduar ne fundjave me nje vendim te dhene ne Shkallen e pare ndaj Shaqir Kukes. Edhe pse u cilesua nje vendim human ngritja e busteve ne qender te qytetit, moskalimi me tender i fondit qe iu bashkengjit atij te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve, ka sjelle edhe denoncimin publik e me pas hetimin e ish kryebashkiakut. Behet fjale per nje fond te levruar nga bashkia me urdher te Kukes ne vitin 2006, me te cilin eshte ngritur bazamenti i monumentit.

Shaqir Kukes do i duhet te paraqitet cdo fillimjave tek oficeri gjyqesor, ndersa do te paguaje nga xhepi i tij 500 mije leke per fondin e levruar pa e kaluar ne tender dy vjet me pare. Ndersa ka lene mandatin ne vitin 2007, menjehere ai eshte denoncuar ne prokurorine e Elbasanit, qe zhvilloi hetimet per kete rast. Pasi u vertetua edhe akuza e ngritur e "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se rregullave te tenderimit", Kukan e fundjave eshte denuar me nje vit e gjysme burg me kusht dhe 500 mije leke gjobe. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te prokurorise dhe gjykates, ndersa pritet apelimi nga ish zyrtari.

Hetimi ndaj ish-kryebashkiakut filloi pas kallezimit penal qe u krye ne prokurori per shkelje te procedurave ne tenderin per monumentin e poeteve martire Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, qe u ngrit ne qender te ketij qyteti. Sipas organit te akuzes, me iniciative te ish-kryetarit, bashkia e Librazhdit ka akorduar fonde per ndertimin e bazamentit te monumentit, duke shkelur ne menyre te hapur procedurat ligjore. Fondet e tjera ishin akorduar nga ministria e Kultures. Vete Kuka e argumentoi kete fakt nen arsyetimin se, "qyteti i Librazhdit ndjehej i obliguar moralisht per poetet e ekzekutuar nga diktatura". Shkelja u konstatua nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe Auditi i Brendshem. Prokurori bllokoi dokumentacionin e tendereve te bashkise dhe vertetoi se ne kete rast ishin shkelur procedurat ligjore.

Punimet per memorialin e poeteve

Punimet per ndertimin e memorialit filluan ne vitin 2006. Per kater muaj skulptori Sadik Spahia punoi per realizimin mjeshteror te dy kokave te poeteve te vendosur ne nje bazament te mbuluar me uje, ne te cilin jane te shkruar me shkronja te arta pjese te poezive te tyre. Bazamenti 5x10 m, u financua nga bashkia e Librazhdit dhe Ministria e Kultures. Por pikerisht levrimi i fondit nga bashkia jo sipas procedurave, solli edhe problemet per bashkiakun Shaqir Kuka.

Ceremonia, mori pjese dhe ish-Presidenti Moisiu

Me 30 qershor 2006, ne ceremonine e perurimit te memorialit ishte i pranishem ish-Presidenti Alfred Moisiu, ish-ministri i Kultures, Bujar Leskaj dhe aktore te njohur te skenes dhe ekranit. Poetet disidente Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u pushkatuan nga diktatura komuniste ne vitin 1974. Me kete rast kane qene te pranishem familjare dhe te aferm te ish-poeteve. Ish-kryebashkiaku demokrat Shaqir Kuka, pershendeti inaugurimin e memorialit. "Eshte nje nder i vecante per bashkine e Librazhdit qe te perkujtoje dhe te rivendose ne vend dinjitetin e 2 poeteve pishtare te demokracise", do shprehej ai dy vjet me pare. Kurse ish-ministri Leskaj vleresoi figuren e poeteve, duke denuar regjimin komunist. Me pas, gjigantet e skenes dhe ekranit, Mirush Kabashi, Tinka Kurti dhe Rajmonda Bulku, kane recituar vargjet e poezive te shkruara nga poetet. Mirush Kabashi ka recituar me mjaft emocion poezine " Saharaja" te poetit Vilson Blloshimi, vargjet e se ciles u bene shkak qe te dy poetet te pushkatoheshin. Ish-Presidenti Moisiu ka prere shiritin e inaugurimit te memorialit te poeteve.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›