Pronari i pikes u grabit 3 vjet me pare
Lezhe- Pronarit te agjencise se shkembimit valutor "Qingji" ne Lezhe i jane grabitur 40 milione leke tre vjet me pare nga persona ende te paidentifikuar. Ende pa u shuar mire buja qe beri sulmi ndaj pikes se shkembimit ne qytetin bregdetar, kete here eshte vete Andrea Markaj qe bie ne qeli per falsifikim te valutes. Ai u arrestua se bashku me Luigj Malaj, me nje sasi prej 80 mije eurosh qe dyshohet se jane te falsifikuara.
Ndersa Prokuroria e Lezhes vazhdon hetimet per zbulimin e laboratorit qe prodhonte euro te falsifikuara qe u gjeten dhe ne piken e kembimit te valutes "Qingji", dy te arrestuarit, mes te cileve edhe pronari i pikes, nuk kane pranuar te japin shpjegime. Burime zyrtare u shprehen se jane ne pritje te pergjigjes nga Laboratori i Kriminalistikes, per te intensifikuar me tej hetimet rreth kesaj ceshtjeje. Por agjentet besojne se kjo valute ka ardhur nga jashte vendit dhe me pas eshte futur ne tregun e zi dhe ne pikat e shkembimit.
Burime zyrtare shpjeguan se aktualisht po hetohet rreth lidhjes se trafikanteve te dyshuar te parave te falsifikuara, me pronarin e pikes "Qingji" ne Lezhe, Andrea Markaj, qe u ndalua mbremjen e se shtunes. Mesohet se tre vite me pare, Markaj eshte grabitur nga persona ende te paidentifikuar, qe e kane goditur ate ne koke me mjete te forta. Gjate grabitjes jane marre ne arke edhe 40 milione leke sipas denoncimit te te demtuarit.
Arrestimi i Andrea Markaj eshte kryer dy dite me pare nga ana e policise se Lezhes, pas operacionit te koduar "Falsifikatori". Gjate operacionit jane sekuestruar 80 mije euro qe dyshohet se jane te falsifikuara dhe makina tip "Benz" ne pronesi te pronarit te agjencise se shkembimit te valutes. Bashke me 56 vjecarin Markaj mesohet se u ndalua edhe i moshuari Luigj Malaj, 61-vjec, qe ne momentin e aksionit ndodheshin ne piken e kembimit valutor. Sipas policise, Markajt iu sekuestruan 50 mije euro false, ndersa 61-vjecarit Malaj iu gjeten 30 mije euro. Sot pritet qe dy te dyshuarit te dalin ne gjykate per masen e sigurise.
A. Bushi