Pranga "rumunit", tentonte Greqine
Gjirokaster- Me gjithe aksionet e shpeshta te policise kufitare ne Jug te vendit, tentativa e emigranteve per te kaluar ilegalisht ne Greqi vjen ne rritje. Oret e para te mengjesit te djeshem ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes eshte arrestuar nje 35 vjecar "rumun" i cili kerkonte te kalonte me dokumente te falsifikuara nepermjet doganes. Bashke me te eshte kapur edhe "klienti" i tij qe kishte paguar 100 euro per kete sherbim.
Burime zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, thane se pak pas mesnates se shtune, nga ana e agjenteve te Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme eshte bere arrestimi ne flagrance i 35 vjecarit, Marko Kola, lindur dhe banues ne Fshat Patos te rrethit Fier. Ndalimi eshte bere ne vendin e quajtur dogana e Tre Urave, Permet, ndersa ndihmonte Julian Beharin, per te kaluar ilegalisht kufirin per ne Greqi. "Ai eshte ndaluar ndersa po udhetonte me mjetin e tij tip "Benz", me targa FR 4641 C, se bashku me nje tjeter person", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
Gjate kontrollit te dokumenteve u gjeten dy dokumente identifikimi rumune, te falsifikuara. Te dy keta persona jane shoqeruar per ne policine vendore per t'u marre ne pyetje. Gjate hetimit te kryer eshte zbuluar se Behari eshte ndihmuar nga Kola per te hyre ilegalisht ne Greqi me dokumentet e falsifikuara rumune, kundrejt fitimit prej 100 euro.
Policia ka bere arrestimin ne flagrance te Marko Koles, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit", ndersa Behari ndiqet ne gjendje te lire nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve". Burime zyrtare u shprehen se kane nisur hetimet per te zbuluar rrjetin qe mundesonte falsifikimin e dokumenteve rumune, duke ndryshuar identitetin e emigranteve qe kerkonin te kalonin ne menyre klandestine drejt Greqise.
Pritet qe te zbulohet personi qe ka prodhuar dy dokumentet e identifikimit te falsifikuara. Hetuesit dyshojne se Kola mund te kete kaluar edhe here te tjera klandestine duke perdorur gjeneralitete te rreme fale materialeve te sekuestruara.
Blerim Kore