E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Qeveria e re do ti përmbushë premtimet

Me miratimin e Qeverisë së re mund të pritet përmbushja e premtimeve që janë dhënë dhe realizimi i të gjitha reformave për një jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, deklaroi mbrëmë kryeminstri Nikolla Gruevski.

“Në katër vitet e ardhshme në Maqedoni do të ketë stabilitet politik, zhvillim ekonomik, progres në planin e integrimeve në BE dhe NATO, investime në arsim, në bujqësi dhe shumë fusha tjera”, tha Gruevski.

Lidhur me mos pjesëmarrjen e opozitës në seancën e miratimit të Qeverisë, Gruevski tha se është zgjedhje e gabuar e tyre. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›