Grabitja e malazezeve, dy ne pranga
Lezhe- Nuk ka zgjatur me shume se 24 ore arratia e te dyshuarve per grabitjen e malazezeve ne aksin Lezhe-Shkoder dhe te sulmit me arme ndaj policise ne aksionin e te shtunes. Oret e para te mengjesit te djeshem, policia arrestoi dy prej te kerkuarve, nje prej te cileve futbollist i klubit “Beselidhja”. Por ne listen e te kerkuarve mbetet ende nje i trete, qe ka mundur te shpetoje. Burime zyrtare te policise vendore bene dje me dije se arrestuan futbollistin Vladimir Nikolli, 30 vjec dhe Flori Nikolli, 25-vjec, kusheriri, ndersa shpallen ne kerkim te dyshuarin Ardit Skanaj, 23 vjec. Flori Nikolli, akuzohet si pronari i motorit te grabitjes dhe personi qe iu shmang postblloqeve mesditen e se shtunes gjate perplasjes me policine, ku mbeti i vdekur i mituri 16 vjecar qe udhetonte me te dyshuarit, Armando Skanaj, vellai i Ardit Skanaj. Ne kete perplasje mbeti i plagosur edhe efektivi 40-vjecar, Dritan Loreci, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndaj futbollistit Vladimir Nikolli eshte ngritur vetem akuza e “kundershtimit me force i forcave te policise”.
Mesjaven e kaluar, te dyshuarit Ardit Skanaj dhe Flori Nikolli, akuzohen se kane ndjekur makinen me targa te Ulqinit qe udhetonte ne aksin Lezhe-Shkoder dhe ne afersi te fshatit Kallmet i kane zene rrugen te maskuar me skafandra motori. Ne mjet udhetonin dy te dyshuar te armatosur, kurse ne autoveture tre persona, malazeze, njeri prej te cileve shoferi dhe dy te tjeret te sapokthyer nga SHBA me avionin qe ka zbritur ne Rinas. Pas nje pushimi ne bregdetin e Lezhes, jane nisur serish ne udhetim drejt Malit te Zi, por kane rene preh e sulmit. Fillimisht jane kercenuar me pistolete ne koke dhe me pas arriten te merrnin te pakten 20 mije USD dhe dokumentet personale te udhetareve. Nje prej tyre u lendua ne koke dhe mori mjekimin ne spital.
Mengjesin e se shtunes, Policia e Lezhes kishte marre informacion se te dyshuarit qarkullonin me nje makine “Benz” ne aksin Balldre-Lezhe. Fillimisht kane ngritur nje patrulle postbllok ne kete fshat, por nuk arriten te ndalonin te rinjte. Ne timon mendohet se ka qene pikerisht Flori Nikolli. Rezistences efektivet i jane pergjigjur me nje tjeter postbllok te perforcuar, por edhe kete here kater personat ne bordin e autovetures me targa TR7870R kane care rrethimin duke plagosur nje efektiv. Ne kete moment kane qelluar edhe ne drejtim te forcave me pistoleta, por pa lenduar tjeter polic. I menjehershem reagimi i forcave ne aksion, duke qelluar ne drejtim te mjetit. Pas pak metrash autovetura ka ndaluar dhe tre nga te dyshuarit kane dale duke ikur me vrap, kurse brenda ka mbetur vetem Armando Skanaj, 16-vjec, i cili u gjet i vdekur me dy plumba ne koke. Policia tha se shkak ka qene shkembimi i zjarrit, por ende nuk ka dale pergjigjja zyrtare per ekspertimin balistik. Zyrtarisht u deklarua se te arratisurit ishin autore te grabitjes se malazezeve pak dite me pare, kurse 16-vjecari ka qene rastesisht ne makine, ne shoqerine e vellait dhe kusherinjve.
A. Qoraj
Te arrestuar:
Vladimir Nikolli, 30-vjec, Barbulloje
Flori Nikolli, 25 vjec Lezhe
Ne kerkim:
Ardit Skanaj, 23-vjec, Barbulloje
I vrare:
Armando Skanaj, 16-vjec
I plagosur:
Dritan Loreci, 40-vjec, polic
Policia e Lezhes:“Gjetem motorin e grabitjes, ka prova per autoresine”
Policia e Lezhes njoftoi dje se ne baze te provave te siguruara, tre te rinjte, ne bashkepunim, me 14 korrik, rreth ores 16:32 kane kryer vjedhjen me dhune ndaj tre shtetasve malazeze, ne vendin e quajtur “Kryqezimi i Kallmetit”. “Eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale, motori i markes “Honda”, pa targa, me ngjyre blu, me te cilin autoret kane kryer vjedhjen dhe qe i perket te dyshuarit Flori Nikolli”, deklaroi policia e Lezhes. Flori Nikolli eshte kusheriri i Vladimir Nikollit, futbollistit te klubit “Beslidhja”. “Policia ka bere shpalljen ne kerkim per Ardit Skanaj, vellai i viktimes gjate shkembimit te zjarrit, si dhe po punon per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje”, sqaroi grupi hetimor. Materialet per ngjarjen i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per hetime te metejshme.