E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi humbi kontrollin e mjetit

Pa kaluar 24 ore nga aksidenti me nje bilanc tragjik viktimash, ndodhur ne fshatin Dom te Komunes Gjegjan, ne afersi te Pukes, ekspertet e grupti hetimor kane hedhur drite mbi shkaqet e kesaj tragjedie. Qe ne oret e pasdites se te shtunes dhe deri ne mengjesin e djeshem, ata kane kryer matjet ne vendngjarje, si dhe nje kontroll te imtesishem teknik te autobusit me targe PU 1330 A. Ai u gjet rreth 50 metra poshte rruges kryesore qe te con ne Fushe Arrez. Automjeti ka rene ne krahun e levizjes se drejte te tij, megjithese shpejtesia e levizjes ka qene brenda normale te lejuara. Ne nje komunikate te policise behen te ditura edhe detaje ne lidhje me shkaqet e ketij aksidenti, qe i mori jeten 14 pasagjereve. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor per zbardhjen e rrethanave dhe te shkakut te aksidentit te rende. Ne momentin qe ndodhi aksidenti, rreth ores 17.00 te pasdites se dy diteve me pare, autobusi me 26 pasagjere qe ndodheshin ne ate moment ne te, po udhetonte ne drejtim te Fushe-Arrezit, zone ne veriperendim te vendit, 200 km larg Tiranes. Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik te mjetit ka rezultuar se shpejtesia e levizjes se tij ka qene brenda normave te lejuara. Nga verifikimet ka rezultuar se levizja eshte kryer brenda normave te qarkullimit rrugor dhe ne kahun e lejuar. Pasi kane kryer edhe kontrollin teknik te automjetit, ekpertet kane arritur ne perfundimin se sistemi i drejtimit te mjetit ka funksionuar normalisht. Ashtu sikurse u deklarua qe ne oret e para pas aksidentit, nga hetimet policia ka konstatuar se drejtuesi i mjetit Zef Mark Frroku (Gjergji), i cili eshte dhe nje nga viktimat e ketij aksidenti, ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe me te gjithe dokumentacionin e duhur per qarkullim. Jo vetem patenta, por edhe banoret e zones qe e kane njohur te ndjerin, kane treguar se ai kishte kishte nje pervoje shumevjecare si shofer dhe nuk konsumonte alkool. Nderkohe nga sa eshte konstatuar ne vendngjarje, eshte pare se gjendja e rruges ne ate aks ka qene e rregullt. Nga autopsia e kryer ne trupin e shoferit, raporti mjeko-ligjor ka vertetuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur probleme te menjehershme te natyres shendetesore gjate drejtimit te mjetit. Nderkohe nga pyetja e deshmitareve nuk rezulton te kete pasur mjet tjeter ne momentin e ndodhjes se aksidentit. Grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende i kryesuar nga Prokurori i rrethit Puke, ka konkluduar se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij. Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale per kete ngjarje me pyetjen e deshmitareve, te demtuar nga ky aksident.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›