E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia ne Gjegjan, rrit bilancin e te vdekurve nga aksidentet

Per koecidente te keqe te fatit, nje dite para se te ndodhte aksidenti ne fshatin Dom, ne analizen 6-mujore te policise se Shtetit, u deklarua se kishte nje ulje te numrit te personave te vdekur nga aksidentet rrugore. Keshtu vete Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj ne raportin e tij, tha se ne kete 6-mujor rezultojne te kene ndodhur 721 aksidente me 133 persona te vdekur. Duke i krahasuar keto shifra me te njejten periudhe te vitit te kaluar, Burgaj tha se ka nje ulje te numrit te personave te vrare me 9 %. Por tragjedia me e fundit rrugore, e ka shtuar ndjeshem kete numer, ne 148 te vdekur, perfshi ketu edhe nje efektiv te policise rrugore te Fierit, i cili nderroi jete nga aksidenti, ne te njejten dite te tragjedise se Gegjanit.
Edhe vete Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, duke vleresuar si nje faktor shume te rendesishem sigurine ne rruge, tha se vera e ketij viti, eshte sfida me e madhe per policine rrugore. Kjo vere, tha ai, do te jete edhe treguesi me i mire i efektivitetit te struktures se re. Ajo qe pritet, tha Basha, eshte nje permiresim dyshifror i indikatoreve. Sipas tij, masat e marra nga policia, duke nenkuptuar ketu edhe ndeshkimet pa asnje tolerim ndaj shkelesve, duhet te behen nje fenomen permanent ne itenerarin rrugor kombetar me qellim mbrojtjen e jeteve njerezore dhe pakesimin e fataliteteve dhe plagosjeve gjate qarkullimit rrugor.

Ndeshkimet
Ne 6-mujorin e pare te ketij viti, jane vendosur gjoba per rreth 300.mije kundervajtes, dhe jane pezulluar 5.325 leje drejtimi. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, masat administrative kane qene ne te njejten nivel.

Vetetima dhe rrebesh ne momentin e aksidentit
Disa ore pas aksidentit tragjik, u hodhen dyshime se prishja e motit ne ate zone te vendit, mund te kishte ndikuar ne daljen e mjetit nga rruga dhe per pasoje renia e tij ne humnere. Ndersa disa banore te zones, qe kane pare automjetin duke fluturuar nga rruga poshte, hodhen dyshime se ndonje defekt teknik, mund te ishte shkaku i ketij aksidenti te rende. Gjithesesi keto ishin vetem hamendjet e para, qe nuk i referoheshin nje analize te hollesishme te eksperteve. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, pas ngjarjes pohoi se ekspertizen e nevojshme, e kryeson Drejtori i Pergjithshem i Qarkullimit Rrugor, Ajet Ibro, i cili ka angazhuar ekspertet e fushes, per zbardhjen e rrethanave dhe gjendjen e shkaqeve te ketij aksidenti te rende. Per percaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje, ekspertet kane marre ne pyetje disa nga te demtuarit, qe ishin udhetare te autobusit te vdekjes. Deshmite e tyre kane qene nje faktor shume i rendesishem, ne percaktimin e ketyre shkaqeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›