E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prisnin dasmen, rane ne mort

Pergatiteshin per dasmen e djalit te familjes, por moren lajmin e kobshem te vdekjes ne aksidentin tragjik te Gjegjanit. Paulin Gjoni nuk jeton me dhe diten e djeshme u percoll ne banesen e fundit mes kujes, dhimbjes dhe loteve. Por pengu i te afermve dhe familjes mbetet dasma dhe kostumi i dhendrit. Paulini ishte i fejuar dhe se shpejti pritej martesa e tij dhe hareja e kenges ne fshatin Shkoze. Megjithese nuk ishte caktuar ende date, sipas familjareve dasma do te behej se shpejti. Babai i Paulinit, Lazer Gjoni, mbahet fort si nje burre malesor dhe pret ngushellimet nga qindra e qindra njerez. Teksa shpreh falenderimet per mbeshtetjen qe ka marre nga strukturat shteterore, kryeministri Sali Berisha dhe te gjithe deputetet, Lazeri rrefen edhe pengun e tij per te birin.
“Paulinit po i benim gati dasmen, por jo mortin. Ne kete dite te veshtire per mua dhe per gjithe fshatin, pasi sot ne po hapim tre varre, une falenderoj per ngushellimet e tij kryeministrin Berisha, gjithe deputetet dhe strukturat e shtetit qe na jane gjendur prane dhe kane bere te pamunduren qe ne ta kemi me te lehte percjelljen e te afermve tane”, thote ai. Fshati Shkoze percolli dje tre prej viktimave dhe per banoret kjo ishte dhimbje e madhe, pasi tre varre ne nje dite eshte me te vertete gjeme.
“Une kam humbur ne kete aksident djalin e vellait, Paulinin, i cili ishte duke u kthyer ne shtepi, por ja qe ndodhi ajo qe ndodhi. Lajmi i keq perhapet shpejt, ne jemi shume te vrare pasi nga ky fshat percillen per ne banesen e fundit tre vete dhe kjo eshte e teper e rende”, shprehet Petrit Gjoni.
Prek Ndoj eshte i aferm i familjes Marku, e cila ka humbur dy anetare te saj ne aksidentin tragjik. “Lajmi ka qene shume i rende per ne. U jemi mirenjohes gjithe strukturave te shtetit per kujdesin qe po tregojne ne kete ngjarje te rende qe ka goditur familjen tone dhe gjithe fshatin Shkoze te komunes Gjegjan”, thote Preka i perlotur. Mes viktimave ka qene edhe nje femije, Arseni, vetem 8-vjec, i cili vdiq se bashku me nenen e tij 33-vjecare. Varrmihesit si asnjehere me pare punojne ne qetesi te plote dhe duket se “zanati” i tyre eshte i mposhtur kete here nga lajmi i hidhur.
Simon Shkreli
Eduart Prenga tregon i shokuar:
“Ishte e tmerrshme, trupa te copetuar dhe te shperndare”
Dhjetera banore te fshatit Gojan dhe Gjegjan jane mbledhur pak minuta pas aksidentit ne vendin ku ra autobusi, ne lumin Fan. Ne heshtje shikonin nga larg autobusin e tragjedise, e vetmja prove per gjemen qe pllakosi ne Fushe-Arrez. Dhe ne ate siperfaqe ku dalloheshin shkurret e demtuara dhe sende personale te viktimave, ishin shperndare 26 trupat e pasagjereve, kurse nje vajze e vogel kishte mbetur brenda mjetit. Eduart Prenga, eshte nje nga deshmitaret e pare qe ka mberritur ne vendngjarje per t’u dhene ndihmen te demtuarve, duke i ndare viktimat nga te lenduarit. Shprehet i tronditur nga skena qe ka pare. I mbuluar i teri me gjak, tregon; “Erdhem me vrap se bashku me dy djem tjere te fshatit, pasi na kishte njoftuar pronari i nje klubi aty afer, i cili ka qene i pari qe ka mberritur ne vendngjarje”. Me tej edhe pamjen e kobshme. “Ajo c’ka pame ne ishte e tmerrshme. Njerez te demtuar keq, me gjymtyre te thyera e pjese trupi te shperndara gjithandej. Nje skene qe nuk do e harroj kurre”, vijon Eduarti Rrefimin. Kerkimet kane zgjatur derisa eshte errur dhe derisa jane mbledhur te gjitha sendet personale, kurse ekspertet mbyllen keqyrjen e vendngjarjes. “Autobusi i kishte nxjerre te gjithe nga dritaret, vetem nje vajze te vogel e gjetem pothuajse te copetuar ne autobus”, perfundon deshmine Eduarti duke theksuar se ajo pamje do i mbese gjate ne kujtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›