E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje gjate seksit me para

Artan Cena

Tirane - Skema ishte ngritur. Njera nga grate do te gjente burrat, tjetra do te shkonte ne shtrat me ta, kundrejt pageses dhe me pas tutoria, do hynte ne shtepi e do vidhte parate qe kishte me vete klienti. I implikuar eshte dhe nje burre, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, pasi nuk eshte arrestuar ende. Ai ishte mbrojtesi i dy femrave. Policia e Tiranes ka mundur te zbardhe kete vjedhje te sofistikuar vetem pas denoncimit te nje 44-vjecari me inicialet Gj. P., te cilit i kishin marre 1 mije euro. Gjate dites se djeshme eshte bere e mundur qe te arrestohet vetem nje nga pjesetaret e grupit te vjedhjes, 44-vjecarja, Fatmira Mediu, nga Permeti. Kjo e fundit kishte rolin e tutores se vajzes, pasi i gjente dhe klientet, si dhe rolin e hajdutes. Kur klientet ishin me vajzen e re, 44-vjecarja hynte ne dhome dhe u merrte parate qe kishin me vete. Me pas cdo gjurme zhdukej dhe te tjere kliente gjendeshin qe te grabiteshin.

Por dje, efektivet prane seksionit te posacem Kunder Vjedhjeve, bene arrestimin ne flagrance te 44-vjecares Mediu, lindur ne Permet dhe banuese ne Tirane, me arsim 8 klase, e pa denuar. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes tha se, arrestimi i saj eshte bere pasi dy dite me pare, ne bashkepunim me nje grua tjeter, kane konsumuar vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, duke i vjedhur 44-vjecarit GJ. P, shumen prej 1mije eurosh. Nderkaq Fatmira Mediu ne bashkepunim me nje tjeter qytetar, kane shfrytezuar nje vajze, si prostitute. Kjo e fundit, ishte vajza qe paguhej nga klientet, te cilet me pas grabiteshin nga bashkepunetorja e saj.

Pasi mbaronte e gjithe skema, tre personat, dy grate dhe burri qe mbronte ato, ndanin fitimet se bashku. Policia tha se, eshte vene ne kerkim te vajzes qe sherbente si prostitute, pasi eshte bashkepunetore ne vjedhje. Gjithashtu ne kerkim ndodhet dhe burri, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur pasi dyshohet se, ai eshte kreu i vjedhjeve. Burime zyrtare nga

Policia e Tiranes thane se, ndaj tre personave jane ngritur akuzat e "vjedhjes ne bashkepunim", si dhe "shfrytezim per prostitucion". Gjithashtu, policia ka nisur dhe verifikimet per te zbardhur denoncimet e tjera ndaj te dyshuarve, pasi mendohet qe numri i personave te rene pre e te akuzuarve, te jete i konsiderueshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›