E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande, maunia bie ne humnere, dy viktima

Sarande- Maunia rreshqet nga rruga duke perfunduar tragjikisht ne gremine. Nje i vdekur dhe nje i plagosur, eshte bilanci i aksidentit te ndodhur dje pasdite ne afersi te fshatit Dhrovian, ne afersi te minieres se kripes. Burime zyrtare bene me dije se mjeti me targa BR2868B, i ngarkuar me xhama udhetonte ne drejtim te Sarandes dhe dalja nga rruga pas rreshqitjes, ka bere qe te bjere dhjetera metra poshte aksit. Per pasoje mesohet se ka mbetur i vdekur ne vend, punetori i ngarkim-shkarkimit te mallrave, Fation Aliaj, 24 vjec dhe eshte plagosur rende drejtuesi, 43 vjecari Ilirian Guri, te dy nga qyteti i Beratit. Policia deklaroi pas hetimit paraprak se shkak i ngjarjes mendohet te jete edhe mbingarkesa e mjetit, qe transportonte xhama per llogari te nje firme ne Sarande. Ngarkesa eshte anuar dhe ne pak sekonda maunia ka dale nga rruga duke u permbysur. Pas disa rrotullimesh ajo ka rene me rrotat siper dhe vetem nderhyrja e policise dhe personave qe u ndodhen aty, ka bere te mundur te nxjerrin nga kabina pasagjerin, i cili kishte vdekur ne vend nga plaget e renda. Kurse drejtuesi i mjetit u dergua me shpejtesi drejt spitalit dhe gjendet jashte rrezikut per jeten.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›