Makina fluturon mbi shtepi, shpeton familja
Vlore- Makina fluturon nga rruga mbi muret e nje shtepie perdhese ne Ujin e Ftohte te Vlores. Ngjarja dramatike ka ndodhur diten e djeshme ne zonen e Skeles, ndersa mjeti eshte futur brenda nderteses, duke rrezikuar jeten e nje 4-vjecareje qe ne ato momente po flinte dhe dy prinderve te saj. Demet materiale jane te medha, kurse familja Osmani ka mbetur ne qiell te hapur, duke i kerkuar ndihme pushtetit vendor per riparimin e demeve dhe strehimin. Policia ndaloi shoferin 22-vjecar A. Bega, ndersa deklaroi se shkak i aksidentit qe perfundoi vetem me lendimin e drejtuesit dhe nje pasagjeri, eshte bere shpejtesia e madhe dhe thyerja e rregullave te qarkullimit rrugor.
Rreth ores 16:00, kalimtare te shumte te gjendur ne zonen e Ujit te Ftohte, kane pare nje makine tip "Benz Panorama 280", me targa VL 5960 C, ngjyre gri, qe ka devijuar nga rruga kryesore me shpejtesi. Rruga ka dhe nje kend shume te lehte, duke bere qe mjeti te godiste nje tjeter makine te parkuar aty dhe te fluturonte brenda nje banese private e te shkaterronte teresisht murin. Ne momentin qe autovetura ka hyre ne shtepi, brenda saj kane qene tre pjesetare te familjes Osmani, ndersa ne vendin ku u demtua muri ka qene duke fjetur vajza 4-vjecare e ciftit. Forca goditese e mjetit ka shtyre divanin dhe orendi te tjera shtepiake, duke hedhur dhe masive tullash e blloqesh betoni ne brendesi te godines, por fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar tek pjesetaret e familjes. Nga perplasja e automjeteve dhe me tej me murin e shtepise, eshte plagosur lehte drejtuesit A. Bega, 22-vjec, si dhe pasagjeri rreth moshes 24 vjec qe gjendej ne sediljen e pare. Pasi kane marre mjekimin e nevojshem, ata kane dale jashte rrezikut per jeten. Sipas Policise se Qarkullimit Rrugor qe hetoi aksidentin, shkaku ka qene thyerja e rregullave te qarkullimit dhe shpejtesia e madhe, tej normave te lejuara.
Aksidenti i djeshem ka lene ne qiell te hapur familjen Osmani, pasi shtepia e tyre eshte krejtesisht e pabanueshme si pasoje e rrezimit te mureve dhe catise nga perplasja e mjetit. Familjaret i kane bere apel organeve lokale, per te bere te mundur gjetjen e nje zgjidhje. Sanie Osmani, thote se tashme ata nuk kane ku te strehohen, ndersa i beri apel bashkise mes perlotjeve, qe t'i ndihmoje.
Shpesh here qytetaret e kesaj zone jane ankuar ne polici dhe ne bashki, per te normalizuar qarkullimin rrugor ne kete aks mjaft problematik, ku nuk kane munguar dhe viktimat. Banoret kerkuan qe te vendoset nje punonjes policie ne menyre te vazhdueshme dhe jo ne orare te vecanta. Aksi rrugor Vlore-Uji i Ftohte eshte nje rruge e drejte, ku shoferet perfitojne dhe udhetojne me shpejtesi te madhe.
Ornela Hila