Plagoset nga shoku, nuk denoncon ngjarjen
Fsheh plagosjen nga shoku i tij pas nje grindjeje banale ne fshat. Nje 18 vjecar ka perfunduar ne spitalin e Korces me plage thike ne trup, ndersa megjithese ne gjendje te rende shendetesore, as i lenduari dhe as familja nuk kane denoncuar ngjarjen dhe autorin. Policia vendore eshte njoftuar nga bluzat e bardha te spitalit dhe menjehere ka nisur hetimi per rrethanat. Burime zyrtare thane se i plagosuri eshte Erion Hysenllari, nga fshati Kalivac, kurse i dyshuari qe u ndalua pas disa oresh, eshte Oliger Adri, banues ne Verdove te Pogradecit. I marre ne pyetje, kryefamiljari Hysenllari deklaroi se djali i tij ishte goditur me nje llamarine ne pjesen e barkut. Policia tha se plagosja ka ndodhur gjate sherrit pas dehjes me alkool te te rinjve.